Me mbi 70% të votave të numëruara, Greqia duket se i është drejtuar përfundimisht një “Jo”-je të madhe ndaj planit të kreditorëve. Një vendim historik, i vështirë dhe plot të panjohura për të ardhmen e fqinjit jugor, por edhe të vetë Bashkimit Europian. Merkel dhe Hollande do të diskutojnë nesër me urgjencë rreth situatës më të re, por reagimet e para nga BE janë të ftohta dhe negative.