Vrasja e çiftit të turistëve çekë mbrëmjen e së premtes në Dukagjin, tronditi të gjithë opinionin publik shqiptar, aq sa shpesh herë në komentet në rrjetet sociale u dënua “prerja në besë” e turistëve.
Për t’u solidarizuar me humbjen tragjike të jetës së Michal Svatoš dhe Anička Kosinová, qytetarët e Tiranës kanë organizuar një parakalim në heshtje me qiri dhe lule në duar.