• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ftesa e Ramës duhet të presë, Basha niset nesër në Luksemburg

by Aalison Pearse Stevens
27/05/2016 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas deklaratave të dyanshme për një takim mes kreut të PS e PD, kabineti i kryeministrit nuk ka humbur kohë. Pak minuta më parë është publikuar një letër ku i bëhet thirrje liderit të opozitës Basha për një takim dypalësh në lidhje me sheshimin e mosmarëveshjeve për reformë në drejtësi.

Në letrën e kabinetit të Ramës, drejtuar zyrës së Bashës, shkruhet se Kryeministri është i gatshëm që ta takojë kryedemokratin që ditën e nesërme në orën 11:00 të paradites, madje duke propozuar edhe vendin e takimit.

Në letër saktësohet se në takimin që mund të mbahet në Sallën e Hartave në Kryeministri, Rama do të jetë i shoqëruar nga kryetari i komisionit të reformës, deputeti Fatmir Xhafaj si dhe kreu i komisionit për reformën zgjedhore Bashkim Fino.

Ndërkohë mësohet se kreu i PD do të jetë nesër në Luksemburg në 40 vjetorin e PPE, kësisoj takimi duhet te prese deri te marten kur ai te kthehet.

LETRA

Tiranë, me 27 maj 2016

Drejtuar: Znj. Greta Deljani

Drejtori i Kabinetit

Partia Demokratike e Shqipërisë

 

E nderuar zonja Deljani,

Duke marrë shkas nga shprehja publike e gatishmërisë së zotit Lulzim Basha për t’u takuar me Kryeministrin, zotin Edi Rama, jam e autorizuar t’ju komunikoj se ftesa që Kryeministri i ka dërguar zotit Basha mbetet gjithmonë e hapur.

Kryeministri është i gatshëm të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike që nesër në orën 11:00. Zoti Basha është sigurisht i mirëpritur të caktojë orën e takimit në çdo rast.

Duke qenë se vendi i takimit është lënë në zgjedhjen e Kryeministrit, ai mund të zhvillohet në Sallën e Hartave, në godinën e Këshillit të Ministrave. Kryeministri do të jetë i shoqëruar nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, Z. Fatmir Xhafaj, si edhe nga Kryetari i Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Z. Bashkim Fino. Zoti Basha është mëse i mirëpritur të vijë i shoqëruar sipas dëshirës së tij.

Në kuadër të këtij takimi, Kryeministri do të dëshironte të trajtonte sëbashku me Kryetarin e Partisë Demokratike, çështjen e Reformës në Drejtësi, atë të Reformës Zgjedhore dhe çdo çështje tjetër me rëndësi dhe interes të përbashkët.

Për rëndësinë e posaçme të këtij komunikimi, kjo letër do të publikohet në faqen zyrtare të Kryeministrisë.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, mbetem në dispozicion për çdo detaj të organizimit të këtij takimi.

 

Me konsideratë,

Vali Bizhga

Drejtori i Kabinetit

Next Post

Europsort: Shqipëria, Leicesteri i kombëtareve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In