• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E faktuar nga shkenca/ Truri i meshkujve dhe i femrave reagon ndryshe

by Java News
15/07/2016 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skanimet zbulojnë se ka reagime të ndryshme në zona të trurit që lidhen me ndërgjegjen dhe emocionet te gjinia mashkullore dhe femrërore. Zbulimi mund të shpjegojë përse burrat dhe gratë shpesh paraqesin simptoma të ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore.

TruriThënia se meshkujt janë nga Marsi dhe gratë nga Afërdita është përdorur vazhdimisht për të nënvijëzuar ndryshimet midis sekseve. Tani shkencëtarët kanë treguar se shpesh hasen ndryshime në mënyrën se si meshkujt dhe femrat reagojnë, por kjo vjen e gjitha për shkak të lidhjeve të ndryshme në trurin e tyre.

Ata kanë zbuluar se meshkujt dhe femrat kanë përgjigje të kundërt të neuroneve në një zonë kritike të trurit që kontrollon eksperiencën e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe nënvetëdijen.

Zbulimi mund të shpjegojë përse burrat dhe gratë shpesh paraqesin simptoma të ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore.

Por gjithashtu mund të ndihmojë në shpjegimin e disa prej keqkuptimeve më të zakonshme që duket se ndodhin në mënyrën e ndryshme se si sekset reagojnë emocionalisht, shkruan shqip.

Truri 1Kërkimi u krye nga shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, ku një skuadër mati aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve duke përdorur skanimin me rezonancë magnetike (MRI) gjatë matjes së presionit të gjakut.

Ata zbuluan se burrat dhe gratë kanë përgjigje të ndryshme në frontin e djathtë të korteksit, pjesë e trurit që ka të bëjë me eksperiencat e emocioneve, kontrollin e presionit të gjakut dhe vetëdijes.

Doktor Paul Macey, autori kryesor i studimit, tha: “Kjo është një zonë kritike e trurit dhe ne nuk prisnim të gjenim asnjë ndryshim të rëndësishëm mes trurit të burrit dhe gruas”.

Në studim, truri i mashkullit tregoi nivel më të lartë aktiviteti në atë zonë, ndërsa truri i grave një përgjigje më të ulët.

Dr. Macey tha: “Ne kemi menduar se forma normale ishte aktivizimi më shumë i rajonit të lobit ballor, krahasuar me zonat e tjera, gjatë një detyre që shtonte presionin e gjakut”.

“Megjithatë, ngaqë shumica e studimeve të mëparshme janë kryer te meshkujt njerëz ose kafshë, jo përgjigje ishte “normale” vetëm për burrat. Përgjigjja e shëndetshme për gratë duket se ishte një aktivizim më i ulët i anës së djathtë”, raporton shqip.

Megjithatë ky ndryshim ndodh prej mënyrës se si truri i mashkullit dhe femrës funksionon, gjë që mbetet ende mister për kërkuesit.

Sipas shkencëtarit, është e mundur që gratë ta kenë të aktivizuar këtë rajon për shkak të stresit psikologjik, ndaj për këtë arsye gjatë testit rajoni i trurit të tyre nuk ishte i aktivizuar më shumë seç duhej.

Megjithatë, është gjithashtu e mundur që ky rajon të lidhet në mënyrë të ndryshme te burrat dhe gratë.

Një kërkim i mëparshëm nga e njëjta skuadër ka parë ndryshime në rrahjen e zemrës dhe në qarkullimin e gjakut në tru te meshkujt dhe femrat që kanë probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit.

Kjo provë e re sugjeron se këto përgjigje kardiovaskulare në zonat e trurit janë krejt të ndryshme te meshkujt dhe femrat e shëndetshëm.

Doktor Macey tha: “Ne besojmë se ndryshimet në strukturë dhe funksion të trurit të meshkujve dhe femrave mund të kontribuojnë në simptomat e ndryshme klinike në disa çrregullime mjekësore”.

Studime të mëtejshme mbi këtë ndryshim do të jenë të nevojshme për të kuptuar më mirë se si zhvillimi i ndryshëm i trurit te të dyja gjinitë ndikon te sëmundjet dhe efikasiteti i ilaçeve.

Ndryshimet midis sekseve

Truri 2Zbulimet më të fundit të arritura nga një grup studimesh kanë treguar se truri i meshkujve dhe femrave kanë mënyrë të ndryshme funksionimi.

Studimi analizoi mbi 1000 meshkuj dhe femra dhe zbuloi ndryshime të rëndësishme në lidhjen e trurit të dy sekseve.

Më herët këtë vit, dolën rezultate nga një studim i shkallës së gjerë të kryer në Universitetin e Bazelit që përqendroheshin në përcaktimin e marrëdhënies së varësisë së gjinisë dhe emocioneve, kujtesës dhe aktivitetit të trurit.

Duke përdorur të dhëna nga 696 subjekte testi, kërkuesit arritën të tregojnë emocionet e forta negative te truri i pjesëmarrëseve femra vinin për shkak të aktivitetit të shtuar të trurit në rajonet motorike.

Megjithatë, ndërsa këto të dhëna ofrojnë një ide të bazuar te biologjia e gjinisë, identiteti gjinor është një subjekt gjithnjë e më kompleks për t’u përcaktuar biologjikisht dhe nga aspekti social, si për meshkujt edhe për femrat.

Praktikimi i shpeshtë i aftësive të reja, si një gjuhë e huaj, mund të forcojë lidhjet e trurit.

Në këtë kontekst, mbetet e paqartë nëse mësimi i një aftësie të lidhur veçanërisht me meshkujt mund të çojë në një “tru më mashkullor” – përmes forcimit të stereotipeve apo nëse sjelljet vijnë më natyrshëm nga mënyra se si truri është lidhur që prej fillimit./a.k

Next Post

Hafizi: Rama hoqi dorë nga kauza drejtësisë, u shokova nga "sovraniteti i PD-së"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In