• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E ‘dogji’ dhurata 40 mijë euro e ish-vjehrrës, gjyqtari Sallaku, tregon pse e mbylli dosjen e Berishës për CEZ: E kërkuan prokurorët

by Java News
26/05/2023 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Vettingut ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Lazër Sallakun, me arsyetimin se nuk justifikon plotësisht pasurinë me burime të ligjshme të ardhurash. Mes gjetjeve problematike të Komisionit të Vettingut, kryesore ishin 40 mijë euro dhuratë nga ish vjehrra. Sipas trupit gjykues, ish vjehrra nuk kishte mundësi financiare që t’i dhuronte ish bashkëshortes së gjyqtarit 40 mijë euro. Nga ana e tij, gjyqtari tha se “Shuma që i është dhuruar ish-bashkëshortes nga nëna është krijuar para martesës, në vitin 2004 dhe nuk kam pasur të drejta mbi atë vlerë. Ai dhurim nuk duhej të lidhej me procesin e rivlerësimit”. Sallaku dhe solli në vëmendje një tjetër vendim të KPK-së, ku sipas tij një subjekt rivlerësimi nuk ishte ngarkuar me barrë prove për pasuri të krijuara nga bashkëshorti i saj, para martesës.

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku, me mbylljen e dosjes së lobimit rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes CEZ, me mbi 400 milionë euro kosto për buxhetin e shtetit, ku të kallëzuar ishin ish-kryeministri Sali Berisha, i biri Shkëlzen Berisha, sekseri kyç Nuel Kalaj, ish-ministrat Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, ish-zëvendësministra, ish-drejtorë etj. Vendimi i tij për mbylljen e dosjes CEZ, e cila është rihapur nga SPAK-u, ishte pjesë e procesit të Vettingut, për kriterin e profesionalizimit.

Lazër Sallaku sqaroi para trupit gjykues se çështja CEZ ishte pushuar fillimisht nga Prokuroria e Përgjithshme. Kjo vendimmarrje ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Bëhet fjalë për kallëzimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Më vonë, Kuvendi i Shqipërisë, pas një komisioni hetimor, referoi një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës. Pa kryer hetime, Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar sërish pushimin e hetimeve në vitin 2017.

Sallaku pohoi se nuk e kishte pranuar këtë kërkesë të prokurorisë dhe kishte vendosur rikthimin e akteve për hetime të mëtejshme, duke lënë edhe detyra konkrete. Pas afro tre vitesh, prokuroria e kishte risjellë dosjen sërish për pushim. Këtë herë, Sallaku e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e dosjes, ku sërish nuk ishte pyetur asnjë nga të kallëzuarit. Herën e parë mbylljen e dosjes e kërkoi Alma Bramo, ndërsa herën e dytë Erjon Imeraj./shqiptarja.com

Next Post
Kriza reale e zgjedhjeve të 2021

Boll me “masakrën elektorale”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In