• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“E dimë ku do të takohen Khamenei dhe këshilltarët e tij”, telefonata e fundit Trump-Netanyahu që dha dritën jeshile për sulmin ndaj Iranit

by A R
04/03/2026 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arsyeja e vërtetë pse Donald Trump vendosi të sulmonte Iranin të premten në mbrëmje është se Netanyahu e telefonoi dhe i tha se të shtunën në mëngjes udhëheqësi suprem Khamenei dhe këshilltarët e tij do të takoheshin në një vend të caktuar në Teheran: ata mund të vriteshin me një sulm të vetëm.

Ish-shefi i CIA-s dhe sekretari i Mbrojtjes, Leon Panetta, e kishte paralajmëruar këtë dje në një intervistë për Corriere. Tani e konfirmon edhe faqja Axios, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë, duke shpjeguar se biseda vendimtare për nisjen e luftës ndodhi në një telefonatë më 23 shkurt me Trump të lidhur nga Situation Room (kompleks i menaxhimit të inteligjencës që ndodhet në katin përdhes) të Shtëpisë së Bardhë.

Objektivi ishte i parezistueshëm për dyshen Trump dhe Netanyahu. Presidenti amerikan ishte tashmë i prirur për një sulm, pasi ishte koordinuar për muaj të tërë me kryeministrin izraelit, duke u takuar dy herë dhe duke folur 15 herë në telefon gjatë dy muajve të fundit.

Ata kishin marrë në konsideratë një sulm edhe javën e kaluar, por vendosën ta shtynin për arsye inteligjence dhe moti të keq. Telefonata e fundit dha shtytjen vendimtare.

CIA verifikoi informacionin e dhënë nga izraelitët dhe e konfirmoi të enjten më 26 janar, të njëjtën ditë kur negociatat në Gjenevë të Steve Witkoff dhe Jared Kushner nuk shkuan siç dëshironin amerikanët. Në fjalimin për gjendjen e Unionit më 24 shkurt, presidenti vendosi të mos fokusohej shumë tek Irani për të mos trembur ajatollahun dhe për ta shtyrë të ndryshonte planet e tij.

Sipas Pentagonit, urdhri për sulm u dha nga Trump të premten ndërsa ishte në një fluturim drejt Teksasit për një miting në orën 15:38 pasdite (sipas orës lokale). Në orën 16:29 një gazetar në Air Force One (avionin presidencial) e pyeti nëse kishte marrë një vendim për sulmin. Trump u përgjigj: “Preferoj të mos e them. Do të kishit skupin më të madh të historisë”.

Shkrim nga Corriere della Sera

Next Post
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

Bllokohen në Rinas gati 1 mijë pajisje elektronike

March 4, 2026
“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

“Fituesi i parë i luftës me Iranin”/ The Economist: Si po imponon Netanyahu logjikën izraelite të luftës në Perëndim

March 4, 2026
Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

Pse Shqipëria është vendi më i dallluar i Europës kundër Iranit

March 4, 2026
A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

A është nul çështja penale e “Sterilizimit”?

March 4, 2026
“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

“Trump nuk e di çfarë do”, Ish-drejtori i CIA-s: Nuk ndryshohet një regjim me bomba. Rreziku i kësaj lufte…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In