Policia e Korçës dhe ajo e Fierit po vijojnë hetimet paralelisht për të zbardhur motivet e vrasjes së 25-vjeçarit nga Lushnja, trupi i të cilit u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit.
Pista ku janë përqendruar hetimet është ajo e larjes së pazareve të drogës. Burime nga grupi i hetimit pohuan se 25-vjeçari u gjet me duar të lidhura dhe plagë të shumta të shkaktuara nga goditjet me mjete të forta.
Burime bëjnë me dije se kanë identifikuar autorët të krimit dhe i kanë shpallur në kërkim ata. Natyra e vrasjes e bën policinë të dyshojë që 25-vjeçari mund të jetë vrarë në një zonë tjetër të vendit dhe më pas është transportuar drejt Korçës.
Ekspertiza mjeko-ligjore konstatoi që vrasja mund të jetë kryer disa ditë më parë. Familjarët kanë tërhequr trupin nga morgu i spitalit të Korçës pas kryerjes së autopsisë.
/a.r