• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E dhunoi nipi i burrit për pronat, flet biznesmenia në Gjirokastër: Mi grisi rrobat, më qëllonte ku mundte me grushte e shqelma

by Java News
19/11/2019 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmenja Lavdie Buzheri ka rrëfyer për mikrofonin e Ora News sesi u dhunua nga nipi i bashkëshortit të saj. Ajo tha se vëllai i 35-vjeçarit, që e dhunoi, kishte hyrë në fabrikën e saj ku prodhonte rrjeta teli dhe i shiti një tregtari mallin e saj.

Ajo u shpreh se pasi tregtari i mori mallin me makinë, shkoi në zyrën e saj, ku erdhi nipi i bashkëshortit, Alfons Buzheri, me të cilin është në proces gjyqësor që nga muaji gusht i këtij viti.

Lavdie Buzheri: “Po ngarkohej një makinë dhe i filmova. I thashë mos ngarkoni se është malli i kompanisë sime, kam një fabrikë ku prodhoj rrjeta teli. Jam administratore. Ata u futën me forcë. Jemi në proces gjyqësor me ta. Është firma, prona dhe puna ime. Ata e morën me forcë, u futën me forcë. Ka disa kohë që ka nisur ngjarja, që në gusht. Jam dhunuar dje rreth orës 10:00. Pashë makinën time në punën dhe biznesin tim. Mora telefonin dhe shkova tek puna, mora edhe një polic privat të cilit i thashë do bëj foto dhe më tha bëj. U futa brenda, bëra foto. I thashë tregtarit të shkarkonte mallin por nuk pranoi. I thashë punëtorit, vëllait të atij që më dhunoi, çfarë po bën, mos shit mallin e firmës sime, sepse nuk është malli jot. Vazhdoi punën, e shiti dhe makina u largua. Unë shkova në zyrë dhe u ula në tavolinë. Aty erdhi zotëria që më dhunoi. Është nipi i burrit”.

Me lot në sy, Lavdie Buzheri rrëfeu sesi 35-vjeçari, i dënuar më parë për trafik droge, e dhunoi duke i shqyer rrobat.

Biznesmenja tregoi se gjithçka ndodhi në prezencë të vëllait të Alfonsit dhe një polici që ndodhej aty, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Madje polici ndihmoi dhunuesin të ndalonte gruan që të largohej nga zyra.

Lavdie Buzheri: “Më kapi më mbërtheu dhe më kërkoi të dal jashtë. I thashë nuk po bëj asgjë të keqe, thjesht jam në punën time, në zyrën time. Filloi të më qëllojë, të më zhveshë rrobat, të mi grisë. Qëlloi ku të mundte me shqelma, me grushte. Në prezencë ishte edhe vëllai i tij, i cili bënte sehir sesi ai më qëllonte, më dhunonte. Më qëlloi sa më qëlloi, pastaj mora telefonin që të merrja policinë, por ma bëri copë-copë. Ai doli jashtë të fliste në telefon, ndërsa unë mora rrobat të shqyera, i vesha dhe dola jashtë. I foli policit të më mbyllte derën që të mos dilja jashtë. Më mbërtheu prapë, por arrita të ikja dhe dola tek dera. Pastaj së bashku me policin zunë derën, tentova të hap derën por nuk e hapën. Nga tronditja më ra të fikët, nuk e di çfarë ndodhi më pas. U zgjova pasi më hodhi ujë dhe e hapi derën. Siç isha në atë gjendje ngrihem dhe iki në shtëpi”. /e.s/

Next Post
Dikur të lidhur, Anaid tregon për ndarjen me Oriola Marashin: Nuk e përballoja dot

Dikur të lidhur, Anaid tregon për ndarjen me Oriola Marashin: Nuk e përballoja dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Përmbytet burgu i Durrësit, shkon për vizitë ministri i Drejtësisë! Lamallari drejt hyrjes me çizme

Arratisja e Altin Ndocit/ Në krye të burgut të Durrësi komandohet Edmond Llabani

January 15, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

Ilir Beqaj kërkon leximin e fashikujve hetimorë, Drejtoria e Burgjeve: Nuk kemi infrastrukturën e nevojshme

January 15, 2026
“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

“Kampus universitar në Durrës edhe për studentë të Tiranës”, Rama: T’i lehtësojmë nga barra e qirasë

January 15, 2026
Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

Rama-rektorëve: Na duhet një ligj i ri për arsimin e lartë (Afati)

January 15, 2026
Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

Ta rrah? Për prindërit admirues të fëmijëve të tyre

January 15, 2026
Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

Borgen dhe Groenlanda: Kur seriali parashikon ‘lojën’ e superfuqive

January 15, 2026
Vrasja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi mohon akuzat për herë të parë në GJKKO: Nuk jam unë porositësi, pse nuk i nxirrni përgjimet

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Hajrin

January 15, 2026
Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

Berisha: E gjithë bota pret nga PD zgjidhje për situatën dramatike në Shqipëri!

January 15, 2026
Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In