• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dërguara e Blinken në Shqipëri: Berisha dhe Meta, dy politikanët e lartë që janë jashtë axhendës së takimeve

by Java News
26/04/2022 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë para Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, në Tiranë mbërrin një zyrtare e lartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëvendës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe i dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, do vizitojë Shqipërinë në 28 prill.

Në 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Donfried do të deklarojë mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndër arsyet kryesore të vizitës së përfaqësueses së Departamentit Amerikan të Shtetit, qëndron Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj të korruptuarve.

E kur flitet për korrupsion, amerikanët kanë shënjestruar publikisht ish kryeminstrin dhe ish presidentin Sali Berisha, familjen dhe aleatët e tij politikë. Axhenda e zëvendëssekretares së Shtetit, nis me një takim në kryesinë e kuvendit, me kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn si dhe Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhin dhe Jorida Tabakun.

Pavarësisht thirrjeve të Berishës drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, duket se ky i fundit nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit si forcë opozitare në vend, ndaj nuk parashikohet asnjë takim me Rithemelimin.

Menjëherë pas takimit me tre deputetët demokratë, Karen Donfried do i drejtohet kryeministrisë, ku rreth orës 12 pritet të ulet në bisedime me kryeministrin Edi Rama. Teksa një nga qëllimet e vizitës së zyrtares është lufta ndaj korrupsionit, nuk dihet cili do jetë shpjegimi i Ramës për heshtjen e grupit të tij parlamentar lidhur me dy familjarët e Aqif Rakipi, të sanksionuar nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, axhenda e ngarkuar e zyrtares, nuk përfshin një tjetër emër me influencë politike. Ajo që bie në sy ështe se presidenca qëndron jashtë axhendës së takimeve me përfaqësuesen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në vetëm 24 orë qëndrim në Shqipëri, Donfried me fjalët apo veprimet, do të japë një panoramë të qartë të qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj aktorëve politikë në vend./m.j

Next Post
‘Problemi i negociatave janë Donbasi dhe Krimea’/ Erdogan:: Pozicioni i Turqisë për blerjen e S-400 ruse mbetet i pandryshuar

“Turqia e angazhuar për paqen”/ Erdogan bisedë telefonike me Putin: Të zhvillohet takim me Zelensky-n në Stamboll

Comments 1

  1. TomorLabi says:
    5 years ago

    Mos takimi me presidentin e shtetit eshte nje gabimi rende diplomatik qe vetem arroganca e “madheshtise ” amerikane mund ta beje pa u preokupuar per asgje.Gabim i rende etik dhe procedural.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In