• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

E dërguara e Brukselit: Reforma në drejtësi me mirëkuptim të përbashkët

by Java News
19/01/2016 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Muhamed Veliu / TCH

Angelina Eichhorst e dërguara e BE-s për të parë progresin e 5 prioriteteve e në vecanti atë të reformës në drejtësi në një intervistë për Top-Channel tha se “Tashmë ne jemi në një pikë kur qeveria dhe të gjitha partitë duhet të marrin vendime për reformën në drejtësi duke përmbushur pritshmëritë që kanë institucionet në Bruksel.  Shqipëria thekson ajo kërkon të hapi kapitujt e negociatave. Është e rëndësishme që për tu avancuar në të gjitha elementët e dakortësuar pasi nuk është vetëm reforma në drejtësi por për momentin kjo është vendimtare”.

1-Cfarë synoni të arrini nëpërmjet kësaj vizite në Tiranë?

Qëllimi kryesor lidhet me të parin thellësisht të disa cështjeve vendimtare për momentin mes BE-s dhe Shqipërisë.  Tashmë ne jemi në një pikë kur qeveria dhe të gjitha partitë duhet të marrin vendime për reformën në drejtësi duke përmbushur pritshmëritë që kanë institucionet në Bruksel e kështu për tju afruar BE-s. Shqipëria kërkon të hapi kapitujt e negociatave. Është e rëndësishme që për të avancuar të gjitha elementët e dakortësuar sëbashku me vëndet antare dhe Këshillin e Europës janë përmbushur.  Nuk është vetëm reforma në drejtësi por për momentin kjo është vendimtare. Unë e kam marrë detyrën Shtatorin e vitit të shkuar duke mbuluar të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe vënde të tjera por Shqipëria sot që flasim është me shumë rëndësi për të ecuar përpara.  Kam biseduar këtu me të gjithë partnerët duke patur takime të mrekullueshme jo vetëm të takohesha me politikanët por edhe një grup kërkuesish të rinj,shoqërinë civile, median përfshi opozitën ministra të ndryshëm dhe kryeministrin.  Për të gjthë para të njëjtin mesazh. Bëjeni këtë tani.  Sigurohuni që sëbashku jeni dakortësuar. Ju e dini se cilat janë 5 prioritetet që keni përpara, ato të Kopenhagenit janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë për të avancuar. Unioni Europian është i gatshëm, vëndet e BE-s janë të bashkuara për tju ndihmuar sic edhe e kemi bërë. Ky është mesazhi im për Shqipërinë, këtë moment.Ndodheni në një moment vendimtarë.

2-A jeni të kënaqur me progresin e bërë nga Shqipëria deri më tani në përmbushje të 5 prioriteteve?

Unë i përkas atij grupi njerëzish që thonë se shumë është bërë deri më tani dhe kjo është e rëndësishme për ta vlerësuar. Por cfarë është e një rëdësije të vecantë është se nëse ka dicka të shkruar në lerër dhe kjo është dakortësuar atherë duhet zbatuar. Ne besojmë se kjo mund të arrihet nga Shqipëria. Po, ne shikojmë se cfarë është bërë deri më tani, gjë të cilën e bëjmë gjithmonë por njëkohësisht themi se është e rëndësishme për të shkuar në finish dhe ngjitur një shkallë më sipër.

3-Si e shikon Brukseli përpjekjet e nisura nga Shqipëria për të reformuar sistemin e drejtësisë?

Nuk është vetëm reforma në drejtësi ku duhet të shënohet progres. Janë edhe hapa të tjerë të cilat duhet të ndërmerren.  Për reformën në drejtësi në shohim se sot propozimet ndodhen mbi tavolinë. Komisioni Venecias do të sjellë sygjerimet përfundimtare dhe duhet arritur në një mirkuptim të përbashkët.

4-Cili është rrolli BE-s në këtë reformë?

BE-ja si në të gjitha vëndet e tjera në Ballkanin Perëndimor apo në vëndet kandidate ne jemi të përfshirë për të ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të cilat duhet të funksionojnë si të pavaruara, me transparencë, për të gjithë qyetarët në Shqipëri.  BE ka gjitha mjetet për të ndihmuar . Reforma duhet të realizohet nga autoritetet. Ne vetëm ndihmojmë duke dhënë ekspertizë duke adresuar cështjet që duhet të realizohen. Gjithashtu edhe për ti ulur aktorët në një tryezë duke i bindur sa mundemi  për të patur një qartësi sikurse dhënien e shtysës politike të nevojshme që kjo të ndodhë. Ky është një rol që e kemi kudo si BE sëbashku me partnerët që duan ti bashkohen rrugës europiane.Është partneritet intensiv dhe jam e lumtur që këtë partneritet ne e kemi me Shqipërinë.

5-A ka lidhje të drejtëpërdrejtë reforma në drejtësi në celjen e negociatave nga Shqipëria për antarësim në BE?

Shqipëria kërkon të hedh hapin drejt negociatave. Për atë Këshilli Europës me 28 vënde antare e kanë bërë shumë të qartë cfarë duhet të realizohet. Kriteret e Kopenhagenit sëbashku me 5 prioritetet si drejtësia, antikorrupsioni, dekriminalizimi pjesë e saj, paketa e administratës publike pasi këto janë elementët esencial të shtetformimit dhe funksionimit të institucioneve. Këto janë fushat ku ne kërkojmë të ketë përparim.

6-Kemi parë ambasadoren tuaj në Tiranë Romana Vllahutin sëbashku me ambasadorin amerikan Donald Lu shumë aktivë këto kohë për reformën në drejtësi aq sa është krijuar përshtypja se reforma në drejtësi është e ndërkombëtarëve jo shqiptarëve. A është ky një perceptim i drejtë?

BE-ja është duke ndihmuar. BE-ja ka parashtruar se cila është rruga e duhur për tju ndjekur.
Udhëheqja shqiptare është ajo që duhet të marrë vendimet që kjo të bëhet.  Ne jemi shumë të përfshirë me një qëllim. Reforma të përdundojë.  Sic e thatë ambasadorja është shumë aktive në këtë front e mbështetur nga të gjithë vëndet antare. Jemi totalisht të unifikuar në përqasjen që kemi ndërmarrë.  Të gjithë kemi një mendim. Ky është momenti që duhet të shftytëzohet nga Shqipëria.  Shtetet e Bashkuara tërësisht të përfshira që do të thotë se keni një komunitet ndërkombëtar të bashkuar në këtë moment të rëndësishëm për të ecur përpara.

7-Cfarë shqetësimesh keni për sa i përket mënyrës si po realizohet reforma në drejtësi deri më tani?

Ne gjithmonë kemi shqetësime. Sepse ju duhet të siguroheni që njerëzit e kuptojnë cfarë është e nevojshme dhe njerëzit reagojnë ndaj premtimeve të dhëna në të njëjtën kohë plotësojnë dëshirat e popullit Shqiptrar. Kështu nuk duhet të ulemi e të biem rehat se gjërat do të ndodhin. Jo.  Shqetësimi ynë është konstruktiv, përfshirës duke ndihmuar kështu me aq mundësi sa kemi për të avancuar.

Next Post

Emaili i Xhelal Mziut: Ofertë pune origjinale, bëhu "ambasador" i Kamzës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com