• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kontratat e vdekjes nga Mafia e burgut të Koridhalos”/ Ekzekutimet e shqiptarëve, arenë e përgjakshme e larjes së hesapeve. Të dënuarit kontrollojnë trafikun e drogës

by Java News
25/11/2021 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burgu i Koridhalos, më famëkeqi në Greqi, është institucioni ku vuajtja e dënimit është kthyer në një arenë të përgjakshme të larjes së hesapeve mes të burgosurve. Këtu të dënuarit kontrollojnë nga qelitë trafikun e drogës jashtë burgut dhe diktojnë veprimtari të tjera kriminale.

Në Nëntor 2018, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg tërhoqi vëmendjen për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve shqiptarë dhe atyre bullgarë në burgjet greke. Për këtë arsye, Greqia u gjobit me 110 mijë euro për keqtrajtimet që u bëhen të dënuarve.

Pavarësishtë kësaj, opinioni publik në Greqi është tronditur pas publikimit të përgjimeve të fenomenit të ashtuquajtur “Mafia e burgut të Koridhalos”. Klodian Lekocaj, një i burgosur shqiptar në Koridhalo, përflitet në shtypin grek si personi që është në krye të “Mafies së burgjeve”. Shumë vrasje në Athinë janë bërë me urdhër nga “Mafia e burgjeve” dhe që mediat greke i kanë vendosur emrin “kontratat e vdekjes”.

Shumë të burgosur shqiptarë, por edhe grekë, janë pjesë e “Mafies së burgjeve”. Disa prej tyre janë ekzekutuar me urdhër nga lart nga frika se mos “pendoheshin” dhe u tregonin hetuesve grekë kush fshihet prapa “kontratave të vdekjes”.

I tillë është edhe rasti i Arbër Bakos. Ai u vra në burgun e Koridhalos nga dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar. Bako ka qënë I përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe mendohet se ishte pjesë e “Mafies së burgjeve”.

“Unë nuk besoj se në burgjet greke vritesh se je shqipatrë. Në burgjet greke janë bandat të cilat urdhërohen nga brenda ose jashtë dhe bëjnë ekzekutime. Është banda e mirditorëve, banda e jugorëve dhe banda e mallakastëriotëve të cilët urdhërojë por edhe ekzekutojnë vrasje. Është edhe banda e ciganëve.

Të gjitha këto banda drejtohen nga njerëz të caktuar, ata kanë vrarë masivisht njëri-tjetrin, kanë vrarë dëshmitarë kyc në procese kundër botës së krimit në Greqi dhe fatëkeqësishtë vrasësit janë shqipatrë. Do të vecoja rastin e Arbër Bakos i cili ishte i implikuar në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos.

Ai tentoi ta shmangë përgjegjësinë për rastin e Zafiropulos dhe pikërisht Ibrahim Ibrahimi që ishte personi që pranoi autorsinë ishte ai që e vrau në burg duke e akuzuar se ishte spiun” u shpreh Artur Bibe, gazetar

Vrasja e tij është filmuar nga kamerat e sigurisë në korridoret e burgut, ku duken dy persona që e godasin vazhdimisht me thika të improvizuara, teksa Bako përpiqej t’u largohej. Ai u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

Në të njëjtën kohë ka patur edhe shumë vrasje të tjera, në burgjet greke, të cilat kanë mbetur pa autorë. Në 27 dhjetor të 2018 u gjet i varur në spitalin psikiatrik të burgut të Koridhalosë Gëzim Shekaj. Ai ishte 33 vjec nga Vlora. Ajo që zgjon dyshime është fakti se një i afërm i tij ka thënë se 33 vjecarit i janë injektuar gjilpëra prej të cilave ka gjetur vdekjen.

Po në 2018, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mister edhe sot. Ndërkohë që në burgun e Koridhalos u vra një tjetër 31 vjeccari shqiptar.
“Duke filluar nga viti 2014 gjëndja ka qënë e rëndë. Situata ka qënë më e zezë në vitet 2018-2019 ku ka patur edhe më shumë viktima” u shpreh Shpëtim Zinxhiria, gazetar

Next Post
“Po bëja dush e erdhi Valoni”/ Antonela zbulon çfarë i bëri këngëtarit: Të jetë hera e fundit që…

“Po bëja dush e erdhi Valoni”/ Antonela zbulon çfarë i bëri këngëtarit: Të jetë hera e fundit që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

EMRAT/ Kush është trupa që do të gjykojë Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

May 19, 2026
Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

Frika e një ‘tronditje’ të re nga Kina teksa rritet varësia e industrisë europiane nga importet

May 19, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

May 19, 2026
Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

May 19, 2026
Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

Dëmtuan zonën e mbrojtur në Lumin e Vjosës, dënohet një subjekt dhe administratori

May 19, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

A do të miratohet sot IBAR-i për Shqipërinë? Në Bruksel flitet për optimizëm

May 19, 2026
Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

Dy operacione në 24 orë, 7 të arrestuar për lojëra fati dhe armëmbajtje pa leje

May 19, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Pse Vuçiç e fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

May 19, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Sa dhe si do të kishin votuar të dielën

May 19, 2026
PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

PROFIL/ Trajneri i ri Kombëtares, gjithçka që duhet të dini për Rolando Maran

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In