• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E dënuan me burg sepse ishte dehur… ka 8 muaj që sorollatet për patentën, gjykata “harron” t’ja kthejë

by Java News
02/12/2016 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi festoi me alkool mbylljen e vitit 2013, dita e parë e 2014-s e gjeti Lulzim Blakstorin të dehur dhe për këtë ai përfundoi në burg për akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt.

Por 28-vjeçari vazhdon të vuajë efektet e kësaj ngjarjeje të dy viteve më parë.

I shpallur fajtor nga gjykata duke u dënuar me 6 muaj heqje lirie, burgimi iu konvertua në 18 muaj dënim me kusht, ndërsa patenta iu hoq për dy vite.

Por ndonëse e ka plotësuar ndëshkimin e gjykatës, ai prej një viti është në kërkim të patentës, për shkak se trupa gjyqësore ka harruar të urdhërojë kthimin e sendeve personale, sikurse është edhe dokumenti i drejtimit të mjetit.

“Kam gati 8 muaj që po sorollatem lart e poshtë dhe nuk e gjej dot se ku është patenta. Kam hapur proces gjyqësor për tërheqjen e sendit personal. Bëra seancën e parë të gjyqit, ku u bë kërkesa që në datën 30 do të bëhej tërheqja e dosjes, për të parë nëse është patenta brenda ose jo, por ka një problem tjetër që gjykata është shumë e zënë saqë nuk ka arritur të marrë dosjen time”, tha Lulzim Blakstori për “Top Channnel”.

Me zvarritjet që po has nga Drejtësia, ai thotë se tashmë ka frikë jo vetëm nga alkooli, por edhe nga drejtimi i automjetit.

“Mua më skadon patenta në janar të vitit 2017, por iu drejtova gjykatës për gjetjen e saj vetëm për parim”, tha Lulzim Blakstori.

Next Post
FOTOT/ Nga Venecia te San Francisko, qytetet fantastike që po shkojnë drejt zhdukjes

FOTOT/ Nga Venecia te San Francisko, qytetet fantastike që po shkojnë drejt zhdukjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com