• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga Venecia te San Francisko, qytetet fantastike që po shkojnë drejt zhdukjes

by A R
02/12/2016 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur është fjala për të mbijetuar në Tokë, ka shumë gjëra që ne si njerëz mund t’i bëjmë.

Sigurisht, ne mund të ngjitemi në malet më të larta në planet dhe të zhytemi në thellësitë e oqeanit, por në fund të ditës të gjithë jemi shumë të vegjël në krahasim me Tokën.

Kjo do të thotë se kur përballemi me katastrofa natyrore si uragane, përmbytje, tërmete dhe tornado, ne jemi shumë të pafuqishëm.

Për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga vetë njerëzit, ekzistojnë rreth 6 qytete të cilat e kanë mundësinë më të madhe për t’u zhdukur nga Toka në të ardhmen.

Këto janë ato:

Bangkok, Tajlandë – Mund të zhytet në ujë, pasi nivelet e oqeanit po pësojnë rritje çdo vit e më shumë.

San Francisko, Kaliforni – Ky qytet është padyshim një nga qytetet më mahnitëse në SHBA. Por për fat të keq, qyteti është në rrezik të madh nga tërmetet, për shkak të magnitudës së lartë të tërmeteve, duke u rrezikuar të goditet nga një tërmet i fortë 75% më shumë se çdo qytet tjetër.

Venecia, Itali – Nëse keni qenë në Venecia, sigurisht e dini se sa i bukur dhe romantik është ky qytet. Ai njihet për rrugët me ujë, të cilat rrethojnë gjithë qytetin. Sapo niveli i detit të pësojë rritje, Venecia mund të zhytet plotësisht në ujë.

Mexico City, Meksikë – Thuhet se ky qytet ishte një shtrat i madh lumi, i cili ishte tharë para se të bëhej një nga qytetet më të famshme në botë. Sipas ekspertëve, ky qytet fundoset rreth 4 inç çdo vit. Ai është fundosur për rreth 10 metra në katër dekadat e fundit.

Banjul, Gambia – Brenga më e madhe e këtij qyteti është rritja e vazhdueshme e niveleve të oqeanit. Ai shtrihet në vijën bregdetare të vendit afrikan; duke u lidhur me qytetet e tjera dhe pjesën tjetër të botës përmes oqeanit. Kjo vendndodhje i shton shanset që ky qytet të ‘lahet’ nga uji tërësisht.

Napoli, Itali – Është një nga qytetet më të lashta në të cilin njerëzit kanë migruar për shekuj të tërë. Përveç se është i bukur, Napoli shtrihet afër vullkanit i cili zhduki qytetin e Pompejit në vitin 79. Ky vullkan është ende aktiv dhe i gjallë. Nëse shpërthen përsëri, mund ta zhdukë nga harta Napolin./JOQ/a.m.

Next Post
Boksieri i njohur britanik nuk e njeh Mustafin, e kujton për truprojë

Boksieri i njohur britanik nuk e njeh Mustafin, e kujton për truprojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com