• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘E denoncoi kunati’, flet gjyshi i fëmijëve që u ngujuan për 6 vite nga i ati: Djali ka shqetësime

by Java News
07/11/2022 13:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i radikalit fetar Gjergj Laçit, Nazif Laçi tha se i biri i cili u arrestua pasi prej 6 vitesh mbante familjen e tij të ngujuar është me probleme të shëndetit mendor.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ai tha se 52 vjeçari nuk e ka dhunuar asnjëherë bashkëshorten ndërsa fëmijët kanë frekuentuar vazhdimisht shkollën.

“Nuk quhet ngujim nëse rri në shtëpinë tënde. Djemtë kanë mbaruar 9-vjeçaren. Djali im vuan nga probleme të shëndetit mendor. E ka goditur diabeti. Nuk është njeri si të gjithë të tjerët.

Nuk e ka denoncuar bashkëshortja por vëllai i bashkëshortes. Nuk e ka prek me dorë asnjëherë bashkëshorten. Nëse thotë se e ka dhunuar të vijë e të ballafaqohet me mua. Unë kam qëndruar këtu. Gjergji ka punuar, shtëpinë e ka bërë vetë, është usta. Nuk ka punuar në ndërmarrje. Bashkëshortja e tij s’di të punojë, s’ka punuar asnjë ditë.

Më tej ai tha se s’kanë pasurdijeni për municionet, brenda shtëpisë.

Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.

Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.

52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.

Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.

/s.f

Next Post
Shorti i Europa League/ Ronaldo rikthehet në “Camp Nou”, Juventusit i buzëqesh fati

Shorti i Europa League/ Ronaldo rikthehet në “Camp Nou”, Juventusit i buzëqesh fati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com