• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E bukur dhe e pavërtetë! Supermodelja me IA e Guess në kopertinën e Vogue ‘përçan’ opinionin

by A R
28/07/2025 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një supermodele e re, shumë e bukur, bionde, me një fustan të gjatë me vija dhe kominoshe me lule shfaqet në kopertinën e gushtit të Vogue… por ajo s’është e vërtetë. Në një cep të vogël, shkruhet se ajo është krijuar përmes Inteligjencës Artificiale.

Vogue thotë se modelja me IA nuk ishte vendim editorial, por është hera e parë që një njeri i krijuar nga IA shfaqet në kopertinë.

Kopertina po merr kritika dhe pyetje se çfarë do të thotë kjo për modelet e vërteta që kanë luftuar për diversitet dhe për konsumatorët, sidomos të rinjtë, që përballen me standardet e pavërteta të kompanisë.

Pas reklamës së Guess, gjendet kompania Seraphinne Vallora. Themelueset e saj, Valentina Gonzalez dhe Andreea Petrescu, shprehen për BBC se bashkëthemeluesi i Guess, Paul Marciano, i kontaktoi përmes Instagramit dhe u kërkoi të krijonin një modele me IA për fushatën e verës.

“Ne krijuam 10 modele paraprake për të dhe ai zgjodhi një grua brune dhe një bionde që ne i zhvilluam më tej”, thotë Gonzalez. Ajo shpjegon se procesi nuk është i lehtë. Kompania ka pesë punonjës që krijojnë modele me IA dhe mund të duhet rreth një muaj nga ideja te produkti i përfunduar. Çmimi varion nga i ulët deri në gjashtë shifra për klientë si Guess.

Ndërkohë, për modelen “plus-size”, Felicity Hayward, që ka rreth një dekadë në inudustri, këto janë hapa pas. Bota e modës nisi të përparonte kur në 2010, Valentina Sampaio ishte modelja e parë  transgjinore në pasarelën e Victoria’s Secret, Halima Abden, modelja e parë me shami në fushatat ndërkombëtare kurse Savage x Fenty u përfaqësua nga modelet “plus-size”.

Sipas Gonzalez dhe Petrescu, ato nuk rivendosin standarde bukurie. “Ne nuk krijojmë paraqitje të paarritshme, në fakt modelja me IA për Guess duket shumë e vërtetë”, thotë Petrescu. “Në fund, të gjitha reklamat krijohen që të duken të përsosura dhe zakonisht përfshihen supermodelet, kështu që ajo që po bëjmë nuk ndryshon.”

Ato pranojnë  se imazhet në faqen e Instagramit të kompanisë së  tyre nuk kanë larmishmëri dhe promovojnë standarde jo reale bukurie. Vajzat shprehen se janë përpjekur të bëhen më gjithëpërfshirëse, por janë përdoruesit ata që nuk angazhohen në këto postime.

Shqetësimi për standardet e bukurisë dhe efektet e dëmshme të tyre nuk janë diçka e re. Por, ndryshe nga editimi i zakonshëm që i bëhet një personi që ekziston, modelet me IA janë të krijuara për t’u dukur të përsosura, pa të meta njerëzore apo veçanti.

Veç kësaj, si do të ndikojë kjo teknologji në industri? Sara Ziff,  ish-modele dhe themeluese e Model  Alliance, thotë se fushata e Guess “është më pak rreth risisë dhe më shumë rreth dëshpërimit dhe nevojës për të shkurtuar shpenzimet.” Ajo mendon se IA në modë nuk është shfrytëzuese, por mund të jetë e tillë në kurriz të disa njerëzve sepse ka më shumë staf që merr pjesë në një set fotografik sesa thjesht modelja dhe fotografi.

Gonzalez dhe Petrescu janë të bindura se kanë krijuar vende pune me kompaninë e tyre dhe procesi i të  krijuar modele me IA përfshin marrjen e një modeleje dhe fotografi të vërtetë për të parë si duket produkti realisht.

Por vetë faqja e tyre në internet shkruan se ndër përfitimet e bashkëpunimit me to është kostoja sepse “eliminon nevojën për sete të shtrenjta, grimierë, skenografi,  fotografë, udhëtime dhe modele.”

Pra, si do të jetë e ardhmja e industrisë së modës?

Next Post
U gjet e vdekur në banesën e djegur, dyshime se 52-vjeçarja në Pogradec është vrarë

U gjet e vdekur në banesën e djegur, dyshime se 52-vjeçarja në Pogradec është vrarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kur ndodhi gjëma, këta flinin

March 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

Konflikti në Lindjen e Mesme, MEPJ: Shmangni udhëtimet, shqiptarët në rajon të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike

March 3, 2026
Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

Rrëzoi ankimimin e Ramës, zbardhet i plotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ballukun

March 3, 2026
Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

Gjykata liron 4 protestuesit e Berishës, që i vunë zjarrin Vilës 31 dhe dhunuan policët

March 3, 2026
Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

Franca do të rrisë arsenalin bërthamor dhe forcon bashkëpunimin me aleatët evropianë

March 3, 2026
Prej dy dekadash bën Reformën Zgjedhore në Shqipëri, Bylykbashi i PD: Duhet reformë e thellë të sigurojë barazinë e votës

Financimi i partive politike, Bylykbashi: Të ndërtojmë një sistem transparent dhe gjithëpërfshirës

March 3, 2026
Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Me pistoletë stilolaps me vete, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In