Tirana ka kryer goditjen e pare te bujshme ne kete merkato janari.
Bardheblute kane zyratrizuar pak minuta me pare afrimin e sulmuesit Taulant Seferi.
“Mirësevjen Taulan Sulejmanov (Taulant Seferi)!
Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e parë të merkatos së Janarit.
KF Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me klubin e madh europian Young Boys për huazimin e sulmuesit Taulan Seferi.
Pas bisedimeve te orëve të vona mes dy presidencave u arrit bashkëpunimi për të patur në organikën e ekipit tone 24 vjecarin.
Seferi është prej kohësh pjesë e klubit zviceran dhe gjithashtu lojtar i kombëtares shqiptare të futbollit ku ka bërë paraqitje tejet dinjitoze.
Klubi i uron suksese me fanellën bardheblu. #miresevjenTaulan”, thuhet ne njoftimin e Tiranes./a.p