• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta: Si i dola në mbrojtje Gramoz Pashkos kur isha sekretar në Komitetin Qendror

by Ardit Rada
05/01/2021 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është kthyer pas në vitet ’90 duke rikujtuar edhe një herë Lëvizjen Studentore të 8 Dhjetorit që sollin ndryshimin e sistemit në Shqipëri.

Në një interistë me Blendi Fevziun, Kreu i Shtetit ka treguar se në fillim kur shqiptarët u dyndën nëpër ambasada edhe ai dëshironte që të largohej, por mendonte për familjen dhe pasojat për të.

Pjese nga intervista: 

Gazetari: Ndërkohë që edhe ju kishit një dyzim, kam përshtypjen, në korrik të vitit 1990 të largoheshit me ambasadat?

Presidenti Meta: Unë kisha shumë dëshirë që të largohesha. Është shumë e vërtetë.

Gazetari: Donit realisht të largoheshit?

Presidenti Meta: Po, realisht doja të largohesha, por mendoja gjithmonë pasojat për prindërit, për familjen, dhe kuptohet se ato do të ishin sipas…

Gazetari: U afruat deri te ambasadat?

Presidenti Meta: Jo. Por një shoku im shumë i ngushtë hyri në ambasadë dhe ky ishte një moment, që më tundoi për të bërë një veprim të tillë, por gjithmonë duke menduar pasojat për familjet. Ky ishte problemi kryesor.

Po ashtu Presidenti Meta ka treguar edhe një moment kur i ka dalë në mbrojtje profesorit Gramoz Pashko, pasi ky i fundit kishte dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ku kishte bërë kritika mjaft të forta. Meta tregon se asokohe ishte sekretar në Komitetin Qendor.

Pjesë nga intervista:

Presidenti Meta: Lëvizja Studentore erdhi si një lloj procesi. Protesta e studentëve kishte filluar përpara 8 dhjetorit ‘90 po të kemi në konsideratëdisa takime të zhvilluara nëfakultete të ndryshme, nga eksponentë të udhëheqjes së asaj kohe, që synonin të testonin dhe mbajtur nën kontroll rininë apo elitën e rinisë studentore tëasaj kohe. Unë kisha marrë pjesë në disa debate të organizuara në Fakultetin e Ekonomisë me disa eksponentë të Komitetit Qendror që vinin në atë kohë.

Gazetari: Ishin disa tentativa për ta zbutur situatën.

Presidenti Meta: Unë isha edhe Sekretari i Rinisë i degës së Ekonomisë Politike në atë periudhë, isha një person i njohur dhe debatet e mia krijuan një efekt me këta drejtues, me këta eksponentë. Për më tepër bëra një mbrojtje të profesor Gramoz Pashkos pas një interviste që ai dha në “Zërin e Amerikës”.

Gazetari: Pati kontenstim ndaj regjimit komunist.

Presidenti Meta: Po, patjetër. Krijoi një përshtypje të fortë dhe disa…

Gazetari: Si e mbrojtët ju Gramoz Pashkon? Ju ishit student, ndërsa Gramoz Pashkoja profesor. Në çfarë konteksti?

Presidenti Meta: Po, unë isha student dhe një nga sekretarët e Komitetit Qendror në atë kohë dhe disa eksponentë të tjerë të Komitetit Qendror erdhën dhe bënë një takim, si rastësisht në Fakultetin e Ekonomisë, ku kuptohet se të gjitha insinuatat apo shigjetat ishin kundër profesor Pashkos për arsye se ai kishte dhënë një intervistë te “Zëri i Amerikës” dhe kishte bërë kritika mjaft të forta.

Gazetari:  Ju e njihnit personalisht apo vetëm si Sekretar Rinie?

Presidenti Meta: E njihja si pedagog, por ai nuk më kishte dhënë mua mësim deri në atë kohë.

Ishte një figurë simpatike për studentët në përgjithësi, sepse ishte një pedagog interesant, ishte liberal dhe erudit. Por më e rëndësishme ishte ajo që ne kishim dëgjuar prej tij, kritikat për vetë sistemin, për papunësinë dhe probleme të tjera.

Gazetari: Ishte edhe Pashkoja i pranishëm gjatë mbrojtjes suaj?

Presidenti Meta: Po, ishte edhe Pashkoja i pranishëm. I pari që u përpoq t’i mbronte idetë e tij ishte profesor Ylli Vejsiu. Mbajti një reagim shumë të ashpër për të frenuar këtë sulm ndaj Pashkos.

Pastaj bëra një ndërhyrje aty paksa si spektakolare që i vuri në një situatë shumë të vështirë, se kishte ndodhur ngjarja e ambasadave dhe unë u them: “Nuk duhet të hezitojmë për të pranuar problemin e papunësisë, sepse ky është një problem real. Ata që ikën, ne i njohim, ishin të papunë. 80% e tyre nuk mund të jetojnë normalisht me 3 mijë apo 4 mijë lekë në muaj. Prandaj i them unëzotërisë që ishte sekretar i Komitetit Qendror…

Gazetari: Për të përditësuar një njeri sot: 3 apo 4 mijë lekë ishin 3 ose 4 dollarë në muaj.

Presidenti Meta: Po, ishin pak fare, prandaj unëme ironi ju them: “Këtë problem, pra papunësinë, mund ta zgjidhë Partia. Si mund ta zgjidhë Partia? Partia mund të bëjë një marrëveshje me shtetet e tjera, në mënyrë që këta të papunë,të mund të shkojnë andej dhe nuk kanë përse tëhyjnë në ambasada.

Gazetari: Me siguri kjo ishte një herezi jo e vogël?

Presidenti Meta: Aty u krijua një situatë shumë e vështirë, sepse të thoje që ta zgjidhë Partia do të thonte për ta që ti ende kishe besim. Që Partia ta zgjidhte në atë mënyrë do të ishte e pamundur, por problemi ishte ky dhe duhet zgjidhur.

Gazetari: Po vetë Pashkoja, çfarë reagimi pati?

Presidenti Meta: Ai ka qenë në një pozicion paksa të vështirë, por asnjëherë nuk u tërhoq nga pozicioni i tij. Kini parasysh ato ishin testime. Ishin momente për të parë se si ishte raporti i forcave. Deri ku kishte qëndresë.

Next Post
Basha “thyen” rregullin e tij të “artë”, zgjohet herët sot: Rama përgjegjës për largimin e shqiptarëve

Basha “thyen” rregullin e tij të “artë”, zgjohet herët sot: Rama përgjegjës për largimin e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

“Bisedimet teknike do të vijojnë javën e ardhshme në Zvicër”, Rubio nxjerr detajet nga negociatat SHBA-Iran

June 24, 2026
Romeo Kara: Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime! Demokratët duhet të distancohen prej tij

Romeo Kara reagon ashpër ndaj PD: Nuk ngrihen 300 mijë shqiptarë për t’i dhënë pushtetin çunit të Fahri Balliut!

June 24, 2026
Protesta, ultimatumi dhe kufijtë e kërkesave politike

“Kërkesat e lexuara nga Goxhaj ishin nxjerrë nga Flamur Noka para një jave”, avokati zbulon prapaskenat nga protesta

June 24, 2026
Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

Vangjeli: Protesta mund të shuhet në korrik, por shkaqet që i nxorën qytetarët në bulevard nuk largohen!

June 24, 2026
Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

Zogaj: Protestat humbasin forcën nëse personalizohen

June 24, 2026
Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri

June 24, 2026
Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

Parashikimet e basteve: Franca favorite për fitimin e Botërorit 2026, Messi kryeson garën për “Këpucën e Artë”

June 24, 2026
“Qeveri teknike me mandat 1 vjeçar dhe kontratë me…”, zbardhen kërkesat e protestës

Psikologia : Protesta duhet të kthehet në dialog dhe jo vetëm në emocion qytetar

June 24, 2026
Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

Tronditet Kavaja! 76-vjeçari vret vëllanë gjatë punës në arë (EMRAT)

June 24, 2026
Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

Tension para sfidës me Egjiptin, SHBA ndalon kapitenin e Iranit në aeroport

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In