Drejtuesit e Flamurtarit të Vlorës kanë shfaqur interesim për mesfushorin shqiptar, Elvis Kabashin, i cili është në pronësi të Juventusit, shkruan Panorama Sport.
Elvis Kabashi ka qenë pjesë e ekipeve të njohura si Empoli e Den Bosch, ndërsa kulmin pa dyshim e ka arritur me Juventusin.
Së fundmi Bianconerët e kanë huazuar Kabashin te skuadra e Pontederas në Lega Pro. Nëse Flamurtari do ta afronte Kabashin, do të kishte një mesfushë edhe më cilësore, ndërsa mbeten për t’u parë se si do të vijojnë bisedimet mes palëve.
Më herët lojtari është kërkuar edhe nga Partizani, por u refuzua nga lojtari me origjinë nga Durrësi.
Kabashi në vitin 2013 kishte refuzuar të luajë për Shqipërinë U-21, duke shpresuar në një ftesë nga Italia. /a.m.
![](https://www.gazetaexpress.com/public/uploads/image/kabashi-771765_1483787119-6543089.jpg)