• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

E ardhmja e bukur e Perlës Orientale

by A R
30/06/2022 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Raportin mbi konkurrueshmërinë botërore për vitin 2022” të publikuar ditët e fundit nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit i Zvicrës, del se renditja globale e Hong-Kongut u ngrit nga vendi i 7-të vitin e kaluar në vendin e 5-të sivjet. Fuqia ekonomike e Hong-Kongut është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe Hong-Kongu është bërë, së bashku me Guangdong-un e Makaon, një nga rajonet më të hapura dhe me gjallërinë më të madhe ekonomike në Kinë.

Kryetari i Shoqatës së Promovimit të Rrugës së Re të Mëndafshit të Italisë Francesco Maringio tha:

“Sipas ‘Raportit mbi lirinë ekonomike botërore për vitin 2021’ nga Instituti ‘Fraser’ i Kanadasë, Hong-Kongu vazhdon të zërë vendin e parë për sa i përket lirisë tregtare ndërkombëtare dhe mbikëqyrjes. Hong-Kongu është renditur për 25 vjet me radhë si rajoni me shkallën më të lartë të lirisë ekonomike në botë.”

Në renditjen e Treguesit për Qendrat Financiare Globale të publikuar në mars të këtij viti, Hong-Kongu vazhdoi të zërë vendin e tretë në botë dhe vendin e parë në Azi, duke dëshmuar përsëri pozicionin e vet udhëheqës në financat globale.

Përgjegjësja e makrostrategjisë për Kinën në Departamentin e Kërkimit Global të Bankës “Standard Chartered”, zonja Becky Liu, tha:

“Ndër të gjitha qendrat e RMB-së jashtë pjesës kontinentale, vetëm Hong-Kongu emeton bono thesari në mënyrë të rregullt. Kjo masë e ka nxitur dhe përkrahur shumë Hong-Kongun të jetë qendër e RMB-së jashtë pjesës kontinentale dhe qendër financiare ndërkombëtare.”

Sipas të dhënave, nga viti 1997 deri në vitin e kaluar, numri i kompanive të listuara në Bursën e Hong-Kongut u rrit nga 619 në mbi 2 500 , ndërsa vëllimi mesatar ditor i tregtimit në këtë bursë u shtua nga 15 miliardë në 166.7 miliardë dollarë hongkongas.

Pasuritë e Hong-Kongut kanë ndikuar aktivisht në jetesën e qytetarëve. Që nga viti 1997 deri sot, të ardhurat mesatare për frymë të hongkongasve janë shtuar dy herë, ndërsa PBB-ja u rrit në 2.86 trilionë dollarë hongkongas në vitin 2021, nga 1.37 trilionë dollarë që ishte në vitin 1997.

Në shkurt të vitit 2019, u publikua “Programi i Zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao”, duke shënuar ndërtimin e gjithanshëm të Zonës së Madhe të Gjirit. Ky program krijon mundësi të reja për zhvillimin e mëtejshëm .

Sot Hong-Kongu është një pjesë e rëndësishme në ndërtimin e Zonës së Madhe të Gjirit. Deri në vitin 2035, Zona e Madhe e Gjirit do të kthehet në një zonë ndërkombëtare të klasit të parë.

Next Post
Flutura Açka: Liderët janë fajtorë për degradimin e PD, jemi kthyer në zero! Luftë gjelash, e shohin partinë si pronë. Berishën do ta…!

7 Korriku / Flutura Açka refuzon Berishën: Nuk shkoj në miting! Unë protestoj me fjalë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In