Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla nuk ka konsumuar kokainë. Kjo është përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në drogë në urinë dhe gjak të Allës, mësuar ekskluzivisht nga Report Tv. Alla iu nënshtrua hetimit nga SPAK pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Mësohet se këto hetime po shkojnë drejt mbylljes për mungesë të provave.
Alla mohoi të jetë ai në video, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon.
Ai tha se ekzistenca e “video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë” duke e mohuar.
g.kosovari











