• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E akuzoi për tradhti dhe u ndanë, gruaja: Burri më solli katër shokët e tij dhe…

by A R
29/07/2019 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfye një baba nga Durrësi, i cili vite më parë ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Çifti është martuar në vitin 1995 dhe nga kjo marrëdhënie kanë ardhur në jetë dy fëmijë. Burri rrëfeu se gruan e kish njohur vetë dhe e kish marrë me dashuri. Ai tregoi se marrëdhënia ishte krisur kur ai kuptoi se bashkëshortja kishte dikë tjetër.

Për hir të familjes burri thotë se e fali gruan dhe emigruan familjarisht në Itali në vitin 2013. Por edhe jetesa në këtë vend duket se nuk solli qetësi në familjen e tij. Ai rrëfeu se bashkëshortja nuk donte më të jetonte me të, madje ai kuptoi se ajo vazhdimisht kishte kontakte telefonike me dikë tjetër. Madje tha se edhe fëmijët kanë qënë dëshmitarë kur ai e ka kapur bashkëshorten teksa komunikonte me tjetrin.

Në kushte të vështira psikologjike burri pranon që e kish goditur gruan . Ai u dënua në Itali për dhunë, bëri dy vite burg dhe prej 5 vitesh jeton në Shqipëri. Babi i dy fëmijëvë kërkoi përballje me ish-bashkëshorten, pasi kjo e fundit gjatë kohës që ai qëndronte prapa hekurave, bëri divorcin në Shqipëri.

Sot dëshmoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 gruaja e cila ndodhet jashtë Shqipërisë. Ndërsa pritej një përballje mes dy ish-bashkëshortëve Ardiani nuk pranoi, kurse Marjeta rrëfeu të vërtetat e saj.

Marjeta hodhi poshtë akuzat për tradhti të ish-bashkëshortët dhe e akuzoi jo vetëm për dhunën e ushtruar gjatë viteve, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali por edhe për gjëra më të rënda. Gruaja pohoi se në një episod 4 shokë të tij kanë dashur ta trafikojnë si prostitutë, ndërsa në një tjetër rast ai i ka çuar shokun në shtëpi dhe i kërkonte të shkonte me lekë me të.

“U dënua 1 vit me burg se mbante armë pa leje në ’96, isha 5 muaj shtatzënë, aty nisa ta njoh kush ishte njeriu që kisha në krah. Në rrëmujat e ‘97 u hapën burgjet dhe ky doli. Ma ka nxirë jetën që ditën kur kam lindur djalin e deri kur kam ardhur këtu në Itali. Ai pinte, lunate bixhoz dhe më dhunonte. Në një rast më solli 4 djem në shtëpi, këta desh më morën me forcë të më çonin si prostitutë në Itali. Më vjen akoma për të qarë kur e kujtoj, i kam thënë jam familjare, kam një fëmijë dhe nuk më bënë asgjë të keqe më pas. Kur u përmend ai më tha merr thikën dhe më qëllo për atë që ka ndodhur… Kur e mori vesh vjehrra më mori në shtëpi të saj, por ky e vazhdoi avazin e tij, pinte, bërtiste, mua më rrihte. Vjehrra u detyrua të merrte ilaçe në farmaci që ky të linte rakinë dhe këtij iu shpif në fakt. Edhe babai i tij ka dashur ta vrasë, unë i dola para, ai më tha do ta vras qenin po largohu ti”,- tregon Marjeta.

Rrëfimet e gruas vijuan edhe më tej. Një tjetër episod i neveritshëm i ka ndodhur kur u bë me dy fëmijë. “Po situata nuk mbaroi me kaq, pasi më rrihte e dhunonte donte që të shkoja me shokun e tij me para. Aty i thashë stop, i kërkova babës tim të më ndante. Nuk munda të vazhdoj më me të”, tregon ajo vuajtjet.

Next Post
Zjarr i madh në Roskovec, rrezikohen serat dhe disa banesa

Zjarr i madh në Roskovec, rrezikohen serat dhe disa banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

Vidhen të dhënat e FBI-së, i japin një javë kohë agjencisë që të shuajë cilësimin e tyre si kërcënim

September 24, 2026
GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë arrest shtëpiak dhe pezullim për Vlora Hysenin! Ish-kreu i SHISH nuk prononcohet për mediat pas seancës (VIDEO)

Dosja e Vlora Hysenit, Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media!

September 24, 2026
Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

Presidenti palestinez Abbas akuzon Izraelin nga OKB dhe apelon: Parandaloni një Nakba tjetër, të zbatohet plani amerikan i paqes për Gazën!

September 24, 2026
Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

Raporti/ Gratë fitojnë terren ndaj burrave! Ngushtohet hendeku i pagave, dominojnë arsimin e lartë, 35% në politikë, por mbeten pas në tregun e punës

September 24, 2026
Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

Arbitrat e Superiores do gjykojnë në Nations League, ja cilët janë të përzgjedhurit nga UEFA!

September 24, 2026
Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

Balla takohet me kongresmenin Ritchie Torres në Bronx, në qendrën e komunitetit shqiptaro-amerikan!

September 24, 2026
Shifra alarmante, 15% e të rinjve preken nga infarkti akut! Kardiologu: Të rinjtë, më shumë spazma koronare, enë të dëmtuara dhe fenomene embolike

Shifra alarmante, 15% e të rinjve preken nga infarkti akut! Kardiologu: Të rinjtë, më shumë spazma koronare, enë të dëmtuara dhe fenomene embolike

September 24, 2026
Tre vite pas sulmit terrorist, Kosova nderon me monument heroin Afrim Bunjaku, Haxhiu: Veriu frymon lirshëm!

Tre vite pas sulmit terrorist, Kosova nderon me monument heroin Afrim Bunjaku, Haxhiu: Veriu frymon lirshëm!

September 24, 2026
Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

Takimi Trump-Xi Jinping në Uashington, presidenti kinez: Kina dhe SHBA udhëheqëse në fushën e IA, të përdoret për të mirën e njerëzimit

September 24, 2026
BE-ja kundërshton zgjedhjet ruse në Ukrainën e "pushtuar", zotohet për sanksione -

BE miraton 3 miliardë euro financim për Ukrainën

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com