• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E abuzuar seksualisht prej vitesh, e sëmura mendore jeton në qiell të hapur

by A M
16/07/2024 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare solli mbrëmjen e së martës rastin e një 36 vjeçareje, e sëmurë mendore, endacake në qytetin e Kuçovës. E reja me iniciale M.G, është abuzuar vazhdimisht seksualisht nga njerëz të cilët nuk i njeh, siç pohon ajo. Nga ky abuzim ka lindur dhe një fëmijë, të cilën e ka në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.

Prej vitesh jeton rrugëve, pasi gjendja e saj ekonomike dhe problemet e saj shëndetësore nuk e kanë lejuar që të bëjë një jetë normale si gjithë të tjerët. Ajo është diagnostikuar që në moshën 20 vjeçare më skizofreni, dhe që nga ajo kohë ajo merr mjekim. Në moshën 31 vjeçare ajo tregon se kanë abuzuar me të dhe se e kanë detyruar me dhunë për të kryer marrëdhënie seksuale dhe si pasojë ka ngelur shtatzënë, pas atij momenti ajo tregon se ka pasur dhe abuzime te tjera dhe se nuk ishte hera e parë. Gjendja e saj pas këtyre abuzimeve është përkeqësuar më shumë dhe nuk ka gjetur shërim as me ilaçe.
36 vjeçarja ka sjell në jetë një vajzë e cila i është marrë nga shteti dhe është në shtëpinë e fëmijës Shkodër.

Ajo vetë jeton në një nga dhomat e një shtëpie të braktisur prej 2 vitesh , pa dritare dhe pa dyer. Ajo tregon që fle në dysheme sipër rrobave që ka mbledhur nga ato që hedhin romët në rrugë. Për nevojat personalë për shkak se nuk ka tualet në ndërtesën e rrënuar, detyrohet që t’i kryej në cepat e shtëpisë, në qese ose kartona . Ndërsa për t’u larë është e detyruar të lahet me shishe.Ajo tregon që i mbush shishet me ujë dhe pret që të ngrohen në diell dhe pastaj të lahet. Në dimër? Në dimër as që bëhet fjalë të lahet.
Shteti i jep kemp 36 vjeçares shumën prej 13 mijë lekësh , të cilat kjo e fundit pohon se i përdorë për t’u ushqyer. E reja tregon se prindërit e kanë braktisur prej vitesh , ku i jati ndodhet në burg , ndërsa e ëma është martuar sërish dhe nuk ka asnjë informacion për të.

Pas gjendjes së vështirë ku jeton 36 vjeçarja me probleme të shëndetit mendorë Fiksi u interesua pranë Shërbimit Social Kuçovë. Drejtoresha Jolanda Lila, në një lidhje telefonike me gazetarët shpjegoi se institucioni që ajo drejton e ka ndihmuar të renë me përgatitjen e letrave të kempit gjithashtu dhe konsultat në spital ku trajtohet për sëmundjen e saj. Për pjesën e strehimit ajo tregon se është strehuar, por 36 vjeçarja nuk ka pranuar që të qëndrojë në ato ambiente dhe është larguar. Gjithashtu tregon se në vitin 2017 dhe 2022 janë bërë disa kërkesa për strehimin e saj, por përgjegjësia për këtë iu hodh Njësisë Administrative Kozarë dhe Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Kuçovë.
Në njësinë administrative , administratori pohoi për Fiksin se 36 vjeçarja është në banesë sociale dhe se aty ndodhet përsëri, ndërkohë që ajo jeton në një banesë të braktisur pa kushtet më minimale të jetesës.

I vënë në dijeni nga Fiksi për gjendjen e të sëmurës, ai pohon se nuk e di ku jeton ajo aktualisht, pasi se nuk e gjejnë dot.

Ndërkohë që kamerat e Fiksit e gjetën shumë lehtë 36 vjeçaren që apelon për ndihmë.
Fiksi u interesua edhe në Bashkisë Kuçovë, ku përgjegjësi i Urbanistikës , z. Bledar Daimanti pohoi se nuk ka asnjë kërkesë nga asnjë institucion për strehimin e 36 vjeçares. ” Kjo kërkesë duhet të vij nga shërbimi social , gjë të cilën ne nuk e kemi marrë asnjëherë” shpjegon ai. Gjithashtu shprehet se dijeni për 36 vjeçaren ka se ka një vajzë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër dhe shpesh herë ajo ka qenë e strehuar si në Shkodër por edhe në Korçë. Për të vërtetuar se zyra që ai drejton nuk ka asnjë kërkesë, ai telefonon shërbimin social dhe u bënë me dije se nuk ka asnjë kërkesë për strehimin e 36 vjeçares.

Pra të gjithë e njohin, por vetëm se institucionet nuk e gjejnë dot dhe neglizhojnë shërbimin që duhet t’i jepët të sëmurës mendore që jeton në qiell të hapur.

Next Post
Turizmi evropian 2024, rriten udhëtimet ndërkombëtare në të gjithë kontinentin

Turizmi evropian 2024, rriten udhëtimet ndërkombëtare në të gjithë kontinentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In