• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij, pasi e plagosi polici i bëri 45-vjeçarit fotografi

by A R
19/08/2024 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lidhje sentimentale mes bashkëshortes së policit Erion Goxhara dhe Lorenc Kostës, dyshohet se u bë shkak për plagosjen e këtij të fundit këtë të hënë në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40 në zonën e Komunës së Parisit.

Sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, 45-vjeçari Kosta po lëvizte në këmbë, kur polici Erion Goxhara ndaloi automjetin, doli dhe e qëlloi me të paktën 6 plumba në pjesën e këmbëve. Po sipas gazetarit, pasi e la të gjakosur përtokë, Goxhara i bëri të plagosurit fotografi.

Në foto autori i dyshuar, Erjon Goxhara
Në foto autori i dyshuar, Erion Goxhara

Menjëherë më pas efektivi u largua nga vendi i ngjarjes me makinë. Shkoi në shtëpi dhe mori një çantë para se të arratisej, dyshohet drejt Dajtit.

Sa i përket të plagosurit, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një reagim për ngjarjen pati edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Vocaj po ashtu tha se kishte komunikuar vetë me policin në arrati, me qëllim që ta bindte atë që të vetëdorëzohej.

Kreu i policisë së Tiranës shtoi se nga mënyra si efektivi ka qëlluar, nuk ka pasur qëllim ta vrasë 45-vjeçarin Kosta.

Erjon Goxhara së fundmi shërbente pranë Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, ndërsa më herët ka punuar në Komisariatin e Policisë në Rinas, por edhe pranë sektorit të Forcës së Posaçme Shqiponja.

/a.r

Next Post
Marshimi sot në Tiranë për vrasjen e Egli Progës, bllokohen disa segmente rrugore

Marshimi sot në Tiranë për vrasjen e Egli Progës, bllokohen disa segmente rrugore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com