• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshonte se ‘ia dridhte’, gruaja kërcënon kolegen e burrit: Do mbetesh pa fëmijë!

by Java News
11/04/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimi se burri po “ia dridhte” me kolegen e punës është bërë shkak që një grua në Tiranë të kryejë një vepër penale. Bashkëshortja me iniciale R. Gj. ka “përndjekur” për ditë me rradhë femrën që punonte me të shoqin.

Ajo i ka dalë përpara në rrugë ku e ka ofenduar, i ka bërë presion psikologjik, si edhe i ka dërguar SMS kërcënuese, ku i thoshte se do t’i vriste fëmijën. Qëllimi i kërcënimeve ka qenë ndërprerja e raportit, që R. Gj. mendonte se ishte krijuar mes tyre. 
Nga ana tjetër, kolegia e punës, me pretendimin se nuk ekizstonte një marrëdhënie tjetër mes tyre përvecc të qënit kolegë dhe e ndjerë e frikësuar e ka kallëzuar në polici. Në 4 prill 2017 Gjykata e Tiranë përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të të pandehurës R. Gj. Ajo u deklarua fajtore për akuzën e “përndjekjes” dhe u dënua me 6 muaj heqje lirie.

HISTORIA

Gjykata e Tiranës shpjegon në vendim se e pandehura R. Gj. është banore e qytetit të Tiranës, pa precedentë të mëparshmë penalë dhe e gjykuar në masën e siguisë “arrest shtëpie”. Procedimi penal ndaj saj ka nisur pas një kallëzimi të bërë në 6 tetor 2016 nga ana gruas që punonte me bashkëshortin të saj. Kallëzuesja dhe bashkëshorti i të pandehurës ishin të punësuar në të njëjtën kompani tregtare në kryeqytet. Sipas kallëzimit, e pandehura R. Gj. ka krijuar dyshime dhe ka shfaqur shqetësim se përveç marrëdhënies së punës, burri i saj dhe kolegia kishin edhe një marrëdhënie me natyrë më të afërt me njëri-tjetrin.

Për këtë shkak, kallëzuesja është kërcënuar dhe ofenduar në vijimësi nga bashkëshortja e kolegut. Sipas vendimit të gjykatës, e pandehura R. Gj. në mënyrë të përsëritur e ka kërcënuar dhe ofenduar kolegen e punës së bashlëshortit, duke i dalë përpara në rrugë, duke i bërë presion psikologjik, me qëllimin që ata të ndërprisnin marrëdhënien që, sipas dyshimeve të të pandehurës, ishte një raport intim. Në lidhje me dyshimet e të pandehurës, kallëzuesja ka sqaruar para oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe më tej në gjykim se me burrin nuk ka pasur marrëdhënie të ndonjë lloji tjetër.

MESAZHET KERCENUESE

Gjatë shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar si provë edhe kërcënimet me jetë dhe fyerjet e bëra drejt të dëmtuarës nga ana e të pandehurës përmes SMS-ve. Referuar procesverbalit të kqyrjes së telefonit celuar, ka rezyktyuar se në mënyrë të vazhdueshme e pandehura R. Gj. i kishte dërguara të dëmturarës mesazhe me fraza të tilla si: “Do mbetesh pa fëmije, që mos të të duhet as vetja; Do të të gjej ne befasi kur nuk ta pret mendja ty; S’e shikon se ndodhin vrasje çdo ditë…”, si edhe shprehje të tjera të ngjashme me këtë përmbajtje.

“ISHIM VEC KOLEGE”

Në dëshminë e dhënë para gjykatës, e dëmtuara ka shpjeguar se me bashkëshortin e të pandehurës ka pasur vetëm marrëdhënie pune. Po ashtu, ajo ka treguar se për shkak të situatës së krijuar dhe kërcënimeve të të pandehurës është detyruar të ndërrojë vendin e punës, si edhe numrin e telefonit. “E pandehura dyshonte tek une sepse unë isha e vetmja femër në atë qendër pune. Me të pandehurën dhe bashkëshortin e saj jemi edhe në të njëjtën lagje. Kam takuar edhe prindërit e të pandehurës, të cilëve u kam kërkuar ndihmë të ndalojnë vajzën e tyre të vazhdoje me kërcënimet ndaj meje. E pandehura vazhdonte të me kërcënonte edhe në drejtim të fëmijës, duke me thënë se do të të vras fëmijën. Më pas u detyrova të ndërroj edhe numrin e telefonit dhe vendin e punës”, ka dëshmuar kallëzuesja. panorama/ma.me

Next Post
Bulizmi në shkolla, 1 në 5 nxënës përdorin gjuhën e urrejtjes në Shqipëri

Bulizmi në shkolla, 1 në 5 nxënës përdorin gjuhën e urrejtjes në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In