Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se ka dyshime të forta nga ana e Antiterrorit që pajisja e gjetur në çantën e shtetasit rus Mikhail Zori nuk është aparat fotografik, por një pajisje spiunimi dhe se të arrestuarit janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.
Të shqetësuar për ngjarjen e paprecedentë, mësohet se autoritetet shqiptare kanë njoftuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, për të kërkuar informacion të thelluar për shtetasit rusë, që tentuan të hynin me forcë në perimetrin e ruajtur me roje ushtarake. BW