• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohet se ishte objektiv i atentatit ku u vra Ferracaku, 29-vjeçari Bilali u arrestua në Shkodër

by A R
06/09/2018 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emri i Asmer Bilalit 29 vjeçarit të arrestuar gjatë aksionit të RENEA-s u përmend mbrëmë nga gazetari i ‘Report Tv’, Artan Hoxha. I ftuar në emisionin Repolitix një natë më parë Hoxha tha se ishte pikërisht ky person shënjestra e vrasjes së 1 shtatorit, ku mbeti i vrarë biznesmeni Arjan Ferracaku. Sipas Hoxhës Bilali ishte mik i ngushtë i viktimës dhe ditën e vrasjes po kalëronin të dy.

Të dy personat ishin shumë të ngjashëm fizikisht dhe kishin pasion sportin e hipizmit dhe shpesh herë dilnin bashkë për të kalëruar. Madje edhe kuajt e të dyve ishin thuajse identikë me ndryshime të vogla në ngjyrë dhe në racë.

Asmer Bilali njihet edhe për precedentët penalë të mëparëshëm në policinë e Shkodrës si i dyshuari kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit. Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë. Atij iu gjet edhe një armë tip pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Përveç gazetarit investigativ Hoxha, të ftuar të tjerë në studio janë edhe Ferdinand Dervishi, gazetar; Mit’hat Havari, ish-drejtues policie dhe Asllan Dogjani, ish-drejtues policie.

Aksioni i RENEA-s, mes të arrestuarve shënjestra e atentatit në Shkodër, Asmer Bilali

Arjan Ferracaku ishte duke bërë hipizëm në periferi të Shkodrës me dy të afërt të vet, në distancë 100-200 metra ishin turistë nga Kosova. Në momentin që Ferracaku me dy të tjerët mbi kalë, vijnë breshëritë e kallashit, fillimisht ka goditur në kofshë Ferracakun dhe kalin.

Më vonë autorët janë afruar dhe kanë goditur sërish, viktima është goditur me numër të madh predhash, aq shumë saqë i është thyer krahu. Viktima është goditur nga dy, ndërsa në vendngjarje kanë qenë tre persona. Asmer Bilali, është djali i pronarit që ka kuajt. Ai është ish-kampion boksi, është emër i njohur i sportit në Shkodër. Dyshohet se ai mund të përbënte problem për personat që e vranë. Kur janë afruar e kanë parë që nuk ka qënë ai personi që kanë vrarë prandaj edhe i kanë marrë portofolin dhe celularin. Për ta bërë të duket si grabitje.Dy nga tre autorët janë të gjatë, dhe të gjithë ishin pa maska. Dëshmitarët kanë pasur frikë që të flasin, pasi ka pasur raste që është dekonspiruar shumë herë hetimi. Njëri nga dëshmitarët i ka njohur autorët sepse siç e thashë ishin pa maska. Vrasjet e Bërcanës, Licit, zhdukja e nipit me dajën Mollës e Hysës dhe ngjarja e 1 shtatorit kanë lidhje me njëra-tjetrën./Shqiptarja

Next Post
Futi 121 bagëti kontrabandë nga Greqia, e pëson 57-vjeçari

Futi 121 bagëti kontrabandë nga Greqia, e pëson 57-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com