Një 57-vjeçar nga Saranda tentoi të fusë gbagëti (dele) kontrabandë nga Greqia por përfundoi në pranga.
Arqile Mane banues në fshatin Xarë të Sarandës është arrestuar nga Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë. Ai dyshohet se ka kaluar kontrabandë nga shteti grek në fshatin Mursi të Sarandës nëpërmjet kufirit të gjelbër, 121 (njëqind e njëzet e një) krerë bagëti të imta.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” parashikuar nga neni 173 i Kodit Penal./a.m.










