Policia e Kukësit, ka arrestuar një person pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin një pjese toke në malin e Gjallicës.
Mësohet se Ekrem Onuzinit, në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 47-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.
Ndaj tij rëndojnë akuzat “zjarrvënie e qëllimshme” dhe “armëmbajtje pa leje”.
/b.h