• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

by A R
17/09/2026 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ATHINË – Autoritetet policore greke kanë nisur një megaoperacion për lokalizimin dhe kapjen e Alket Rizait, i cili nuk është rikthyer në burgun e Domokos pas përfundimit të lejes së tij shpërblyese. Rizai duhej të paraqitej në qeli të hënën, më 14 shtator, në orën 08:00, por ka thyer urdhrin e lejes. Hetimet e deritanishme e vendosin gjurmën e tij të fundit në Greqinë e Veriut, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë kaluar ilegalisht kufirin drejt Shqipërisë, ndonëse kjo mbetet ende një pistë e pakonfirmuar zyrtarisht.

Arratsja e tij lidhet edhe me një ngjarje të rëndë kriminale të regjistruar më 13 shtator, vetëm një ditë para afatit të kthimit në burg. Rizai dyshohet se është i përfshirë në një konflikt me armë zjarri ku mbetën të plagosur dy persona. Pas ngjarjes, ai është larguar në drejtim të paditur, duke shtyrë policinë greke ta shpallë zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar. Kjo ishte leja e 17-të që ai përfitonte nga viti 2021, ndërsa në 16 rastet e mëparshme i përmbahej rregullisht afateve.

Alket Rizai është një nga emrat më të njohur të botës kriminologjike në shtetin fqinj:

Viti 2003: U dyshua për vrasjen e biznesmenit grek Thanasis Koropiotis.

Viti 2006: Realizoi arratisjen e bujshme nga burgu i Korydallos me helikopter bashkë me Vasilis Paleokostas. Po atë vit, ekzekutoi në Peristeri Konstantinos Koutelieris dhe Ioannis Katsios me urdhër të mafiozit Vasilis Stefanakos.

Viti 2009: U arratis për herë të dytë me helikopter nga burgu i Korydallos.

Viti 2013: Tentoi të arratisej nga burgu i Malandrinos duke marrë peng pesë gardianë.

Viti 2021: U ndalua gjatë një kontrolli rutine në mjet me persona të rrezikshëm teksa ndodhej po ashtu me leje nga burgu.

Hetimet për kapjen e tij po vijojnë në bashkëpunim edhe me agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Next Post
Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Kryeministri kanadez flet në PE: Së bashku jemi më të fortë! Tarifat, instrument presioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe dhe Gjermania do të zhvillojnë së bashku inteligjencën artificiale ushtarake në vitin 2027

Britania e Madhe dhe Gjermania do të zhvillojnë së bashku inteligjencën artificiale ushtarake në vitin 2027

November 2, 2026
“Lëreni të pavarur Bankën e Shqipërisë”- Tabaku për paketën fiskale: Nuk kemi ndonjë lehtësim nga pikëpamja e faturës!

“Lëreni të pavarur Bankën e Shqipërisë”- Tabaku për paketën fiskale: Nuk kemi ndonjë lehtësim nga pikëpamja e faturës!

November 2, 2026
Alarm për bombë në fluturimin Londër-Sofje, avioni bën ulje të detyruar në Budapest, shoqërohet nga avioni luftarak

Alarm për bombë në fluturimin Londër-Sofje, avioni bën ulje të detyruar në Budapest, shoqërohet nga avioni luftarak

November 2, 2026
Drafti i paketës fiskale 2027, biznesi kundër: Shton barrën fiskale dhe informalitetin!

Drafti i paketës fiskale 2027, biznesi kundër: Shton barrën fiskale dhe informalitetin!

November 2, 2026
Ish-drejtoresha e SHISH u la në arrest shtëpie, GJKKO del me njoftim zyrtar dhe jep detajet e masës së sigurisë: I ndalohet edhe…

Apeli shtyn për nesër seancën për ankimimin e masës nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni u la në arrest shtëpiak nga GJKKO!

November 2, 2026
Hungaria hap të gjitha dosjet e informatorëve të komunizmit për t’u përballur me të kaluarën, do publikojë listën: Tradhtarë në çdo familje!

Hungaria hap të gjitha dosjet e informatorëve të komunizmit për t’u përballur me të kaluarën, do publikojë listën: Tradhtarë në çdo familje!

November 2, 2026
VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

VIDEO/ Momenti tragjik, e reja humb kontrollin dhe merr para këmbësoren! Pamje nga përplasja fatale e 67-vjeçares në Shkodër

November 2, 2026
Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim -

Shqiptarët dorështrënguar në shpenzime, familjet frikë nga blerjet e mëdha! Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

November 2, 2026
“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

November 2, 2026
Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In