Një 26-vjeçar u arrestua nga policia italiane pasi dyshohet të jetë përfshirë në trafik droge. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i rënë në pranga është Korado Shahini.
Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i shoqëruar nga një vajzë rumune, e cila e kishte ftuar në shtëpinë e saj.
Forcat e policisë kanë shpallur në kërkim edhe një shtetas rumun, Marius Florentin Silaghi, i cili po ashtu dyshohet të jetë pjesë e organizatës kriminale që trafikon drogë.











