• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshohen se rrëmbyen “Koçolen” e Sulovarin në Sarandë/ Albi Mecini krahu i djathtë i Admir Tafilit, si po hetohet i dënuari me burg të përjetshëm

by Java News
30/08/2023 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albi Mecini, njeriu që konsiderohet si organizator dhe pjesëmarrës në rrëmbimin e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Krasniqit (Sulovarit) është një prej njerëzve të besuar të Admir Tafilit, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Në 2013, Mecini ndihmoi Tafilin dhe miqtë e tij të arratiseshin nga burgu i sigurisë së Lartë në Drevonë, informon Balkan Web.

Kujtojmë se ditën e sotme policia e Fierit ka arrestuar 29-vjeçarin Meçini dhe ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, Arafat Manërkolli, 27 vjeç, banues në Dibër dhe Ervis Cukali, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Këta persona ishin nisur për të kryer një vrasje me shpërthim eksplozivi në Fier, por ende nuk është mësuar emri i shënjestrës.

Kush është Admir Tafili

Admir Tafilaj është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë. Admir Tafili dhe vëllai i tij Genci, ishin djemtë e peshkatarit Bahri Tafili. Në vitin 2000 policia e Shkodrës, nën drejtimin e drejtorit Arben Zylyftari shkoi në një operacion në lagjen Kiras për të arrestuar Bahri Tafilin që akuzohej për vrasjen e shtetasit Skënder Geci.

Në atë operacion u vranë si Bahri Tafili dhe po ashtu edhe drejtori i Policisë së Shkodrës, Komisar Arben Zylyftari, vrasje për të cilën u akuzuan gjithashtu të dy vëllezërit Tafili. Vetë familja Tafili disa herë ka akuzuar si autor të dy vrasjeve ish-shefin e krimeve të Shkodrës në atë kohë, Prel Pjetrushin. Kimete Tafili, bashkëshortja e Bahri Tafilit, është shprehur se i shoqi është vrarë nga Prelë Pjetrushi pasi u dorëzua i prangosur, dhe se autorët e vërtetë të vrasjes së Arben Zylyftarit janë të lirë.

Në vitin 2010, Admir Tafili, mori leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset. Në mars të vitit 2011, vrau në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës. Muaj më vonë, pas një operacioni të suksesshëm policie Tafili arrestohet në Tiranë.

Dy vite më pas, në vjeshtën e 2013-s, ndërsa ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, Admir Tafili me Fran Marashin, Gëzim Gurin, Artur Goran, Gëzim Tomën, Reiz Haxhirajn dhe Eduard Lulan arratisen, por një ditë më vonë prangosen nga RENEA në Prrenjas. Tashmë ai ndodhet në burgun e Burrelit ku është ngritur në grevë bashkë me të dënuar të tjerë pasi kërkojnë takime me familjarët./m.j

Next Post
Kështu Franca ka humbur Sahelin

Kështu Franca ka humbur Sahelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In