• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dyshohen për përhapjen e islamit radikal, pezullohen 16 organizata në Kosovë

by A R
09/01/2017 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

16 organizatave joqeveritare në Kosovë Ministria e Administratës Publike ua ka pezulluar punën prej 3 muajsh për shkak të veprimtarisë së tyre të dyshimtë dhe lidhjes me grupet që shpërndajnë islamin radikal në Kosovë. 13 prej këtyre organizatave ishin pezulluar edhe në tetor të viti 2015. Gjatë 2016″>2016’ës, MAP pezulloi veprimtarë e gjithsej 21 organizatave fetare, për të njëjtat dyshime.

AKEA (Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim), Al-Ëaqaf Al Islami, Kalliri i Mirësisë, Sinqeriteti, Çelësi, Pema e Bamirësisë, KAD (Kosova Aid Development), Rinia Istogase, Hektari- HE, Ndjeshmëri, Parimi,Gjurma dhe Mesxhidi Studentor janë 13 organizatat joqeveritare që Ministria e Administratës Publike ua ka vazhduar suspendimin e veprimtarisë në nëntor të vitit që lamë pas – 2016″>2016.
Të gjitha këto organizata kishin marrë vendim të njëjtë për pezullim të punës, më 26 tetor të 2015’ës. Krejt kjo për shkak se veprimtaria e këtyre organizatave kishte renë në fokus të dyshimeve se janë të lidhura apo financuara nga organizata të dyshimta e që lidhen me terrorizmin dhe promovonin islamin radikal. Gazeta Express vazhdimisht ka raportuar për këto veprime të dyshimta të këtyre organizatave, e që pretendohet se ndikuan tek shumë të rijnë kosovarë të radikalozoheshin.

Por, MAP në vendimin e fundit të saj, të nxjerrë më 8 nëntor 2016″>2016, përveç këtyre 13 organizatave që ua ka vazhduar pezullimin e veprimtarisë, punën ua ka pezulluar edhe tri organizatave tjera jo-qeveritare, për të njëjtat dyshime. Bëhet fjalë për Institutin për Kulturë dhe Studime Bashkohorë (IKSB), Patent Help Fund (PHF) dhe organizatën Devotshmëria.

Megjithatë, MAP në vendimin e tyre nuk ka dhënë detaje për arsyet e pezullimit të veprimtarisë së qëtyre OJQ’ve, shkruan Gazeta Express.

“Departamenti për Organizata Jo-Qeveritare Ministria e Administratës Publike, në pajtim me Nenin 9 paragrafi 9 lidhur ne nenin 16 paragrafi 4 të Ligjit Nr.04/L–57 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare, dhe nenin 18 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ QRK-NR. 02/2014 për Regjistrimin dhe Funksionimin e Organizatave Joqeveritare, duke vendosur sipas kërkesës së Organit Kompetent të Sigurisë, më datë 08.11.2016″>2016 ka marr vendim për Pezullimin e Veprimtarisë së OJQ-ve si vijim:…”, thuhet në vendimin e publikuar më 16 nëntor 2016″>2016, ku më pas jepen emrat e OJQ’ve.

Po gjatë vitit 2016″>2016, MAP kishte pezulluar edhe pesë organizata tjera të njohura për veprimtari të afërta me islamin radikal e që thirreshin në bamirësi.

Shoqata Kulturore Kur’ani, Instituti për Shkencat Humane Ibni Sina, Organizata Edukative Kulturore NISA, Shoqata Fetare Ehli Bejti (Prizren) dhe Shoqata për Shërbime Edukative dhe Kulturore ‘BREGU I DIELLIT’, ishin pezulluar me 27 qershor 2016″>2016.

Në asnjërën prej vendimeve nuk ceket periudha kohore se sa do tu zgjasë pezullimi këtyre organizatave, porse nga praktikat në të kallurën, kjo masë është mbajtur në fuqi për një vit, në rast se MAP nuk ka nxjerrë ndonjë vendim tjetër për to, gjatë asaj periudhe.

Ndryshe, organizata AKEA, e pezulluar për të disatën herë, është njëra ndër një organizatat më të fuqishme joqeveritare në Kosovë, e regjistruar qysh në vitin 2004.

Gazeta Express kishte raportuar në shkurt të 2014’ës se kjo OJQ me seli shumëkatëshe në lagjen Arbëria të Prishtinës drejtohej nga imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Husamedin Abazi.

Next Post
“Nëse partitë e mëdha janë kokainë dhe kanabis, LSI është kokainë e pastër”

Gjergj Bojaxhi: Shteti të paguajë kamatëvonesë për rrogat e buxhetorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali i Epstein, në skenë del emri i Lavrov dhe takimi Trump-Putin

Protestat në Iran, Lavrov: Moska do të vazhdojë të punojë me Teheranin

January 14, 2026
Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

Trump “i prerë” në qëndrimin e tij: SHBA ka nevojë për Groenlandën, do ta marrim iu pëlqen ose jo

January 14, 2026
Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

Kryeministri i Malit të Zi: Të gatshëm të bëhemi qendër energjetike e rajonit së bashku me Shqipërinë

January 14, 2026
Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

Pse Gjenerata Z po i rikthehet fesë, ja çfarë tregon studimi i ri në Mbretërinë e Bashkuar

January 14, 2026
“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

“Bashkëpunime në Komisionet Parlamentare”/ Peleshi takohet me Presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian

January 14, 2026
Lëshohet në  hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

Lëshohet në hapësirë sateliti i gjurmimit në largësi “Yaogan-50 01”

January 14, 2026
Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

Ndoci: E vërteta sipas meje/ Sonte i arratisuri tregon versionin e tij

January 14, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

‘Berisha nuk e rrëzon dot Ramën’, Dash Shehi: Protestat i bën me militantë për të treguar kush e kontrollon opozitën

January 14, 2026
Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

Në fokus protesta e 24 janarit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë dhe koordinatorët

January 14, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In