• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyshohej me COVID-19, familjarët në Maqedoninë e Veriut rrëmbejnë të vdekurin nga spitali

by Ardit Rada
21/09/2020 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një spital të Maqedonisë së Veriut është rrëmbyer një i vdekur nga familjarët e tij, pasi viktima ishte pranuar në qendrën spitalore në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe.

Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov, ka thënë për mediat se ngjarja ka ndodhur të hënën herët në mëngjes, kur një grup prej 20 personave kanë arritur të futen në spital prej nga e kanë nxjerr me gjithë krevat viktimën, 49 vjeç nga Strumica.

“Stafi i spitalit nuk mundi të bënte asgjë pasi ishte një turmë e madhe. Drejtuesit e spitalit iu shmangën incidentit ndërsa rastin e paraqitën në polici”, ka deklaruar Gogov.

Mjekët nuk kishin arritur ta testojnë pacientin për koronavirus, por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, nga spitali kanë thënë se me gjasë viktima ishte i infektuar me këtë virus.

Nga spitali thonë se megjithatë testimi do të bëhet me asistencë të policisë, pasi familjarët nuk do të mund ta varrosin atë pa lejen e institucioneve përkatëse. Në Maqedoninë e Veriut edhe në raste tjera janë testuar persona pas vdekjes.

Strumica është në mesin e qyteteve me numër të lartë të të infektuarve. Aktualisht ka 108 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë më rajonin e Velesit është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 22-vjecar nga Sveti Nikolla.
“Kjo duhet të na shqetësojë, sepse në dhjetë ditët e fundit, sipas shifrave të Qendrës për Shëndet Publik nga Velesi, kemi 31 raste të reja me COVID-19, që është një rritje serioze. Prandaj është me rëndësi të madhe që të respektojmë rekomandimet për mbajtjen e maskës dhe të distancës” ka deklaruar prefekti i Velesit, Ace Kocevski.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën nga testimi i 552 mostrave janë regjistruar 7 viktima dhe 45 raste të reja me COVID-19.

/e.rr

Next Post
Ndryshimet në Kodin Penal, Hyseni: Vende më demokratike se Shqipëria e cilësojnë si akt terrorist përhapjen e virusit

"I hapëm listat se i kërkonte populli", Alket Hyseni: Opozita në situatë tripolare me Bashën, Berishën dhe Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

Shqipëria dhe Greqia nënshkruajnë marrëveshje 5-vjeçare për bashkëpunimin turistik

March 27, 2026
The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

The Guardian “flet” shqip, artikull special për Kosovën: Përralla e Kupës së Botës

March 27, 2026
Detajet e reja/“Do ndahem nga burri”- Familja s’pranoi divorcin e vajzës, si e morën me forcë në makinë dhe e dhunuan te shtëpia e xhaxhait

Dhuna në familje në rritje/ 490 raste në 3 muaj, gratë shpesh heshtin dhe mbeten të pambrojtura

March 27, 2026
Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

Ndryshime në listën e Kombëtares, dy lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen me Ukrainën

March 27, 2026
Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

Samiti i G7/ Sekretari amerikan Rubio: Lufta mbaron brenda disa javësh! SHBA-të kanë objektiva shumë të qarta

March 27, 2026
Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA pas gjysmëfinaleve të play off/ Kombëtarja zbret në vendin e 64, Kosova fiton një pozicion

March 27, 2026
Serbia, akoma me pasoja nga eliminimi në grupe! sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: Provokacija

Serbia, akoma me pasoja nga eliminimi në grupe! sulmojnë Shqipërinë për sfidën në Poloni: Provokacija

March 27, 2026
“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

“Kash Patel është hakuar nga një grup i lidhur me Iranin”, FBI: Nuk janë cenuar informacionet qeveritare

March 27, 2026
“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

“Çdo shkelje do ndëshkohet”, Lamallari mesazh për shoferët: Manovrat e rrezikshme në rrugë nuk do tolerohen nga policia

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In