• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet për prokurorin Ndoja, si i dhuruan bashkëshortes së tij 196 mijë m2 tokë

by A R
06/11/2019 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohen dyshimet rreth rolit të prokurorit Arian Ndoja në luftën për pronat në Durrës, produkt i së cilës duket se ishte edhe atentati i disa ditëve më parë ndaj Ndojës dhe Landi Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi”, i hetuar për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe 196 211 metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshortes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë.

Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretisht me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1 100 metra katrore. Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshortes së Arian Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit.

Dhurimi është i dyshimtë pasi në deklaratat e para të pasurisë 2003-2004 Arian Ndoja ka pasuri dhe të ardhura modeste. Ndërkaq, nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, deklaron vetëm pagën si juriste dhe asnjë pasuri tjetër. Madje. në vitin 2004, Elderina Frrok Ndoja deklaron vetëm pagën 500 000 në vit si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, çifti nuk ka deklaruar pasuri, pasi Ndoja nuk ka qenë subjekt deklarimi. Në vitin 2008 vijontë të deklarojnë pasurinë, ku zonja Elderina Frrok Ndoja deklaron sërish pagë vjetore 504 000 lekë si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti. Po gjatë këtij viti, Elderina Frrok Ndoja deklaron një makinë me vlerë 36 mijë euro, pa shpjeguar burimin në deklaratë.

Në vitin 2009 rezulton punonjëse pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, ku deklaron 795 000 lekë pagë. Tek KKRT punon deri në vitin 2011. Nga ky vit deklaron 211 833 pagë si juriste pranë shoqërive ‘Rafaelo 2002’ dhe ‘Ani’. Në vitin 2012, përpos pagës si juriste pranë shoqërive ‘Rafaelo 2002’ dhe ‘Ani’, deklaron 14 mijë euro të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ si dhe 683 332 të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate. Ndërkaq, në vitin 2013 deklaron 1 712 860 të ardhura si avokate si dhe dhurimin e pronave të mësipërme. Në vijim zonja deklaron të ardhura si avokate si dhe të ardhura si konsulte e shoqërisë Vitrina’.

Dyshimet

Çifti Ndoja ka nisur të deklarojë pasuri të paluajtshme pas vitit 2008 dhe ato janë kryesisht në zonën e Lezhës. Befas në vitin 2013 shfaqen sipërfaqe të mëdha toke në Durrës. Ndërkaq, dy vjet më vonë, çifti Ndoja janë përfshirë në gjyqin e famshëm për pronësinë e 45 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit. Kryegjyqtarja e Durrësit, Joana Qeleshi, e dorëhequr para se të përballej me Vetingun, e kaloi në pronësi të një të moshuari 75-vjeçar, që mbrohej në këtë proces nga studio e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja.

Shqiptarja.com

/a.r

Next Post
Redjan Rraja del para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura: S’kam lidhje me atentatin ndaj Ndojit

Redjan Rraja del para gjykatës, seanca me dyer të mbyllura: S'kam lidhje me atentatin ndaj Ndojit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

October 8, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

October 8, 2026
PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

PD kërkon tërheqjen e Reformës Territoriale, Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

October 8, 2026
U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com