Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një vajzë e mitur dyshohet se është abuzuar seksualisht
Mendohet se autori i ngjarjes është një 32-vjeçar. Policia ka arrestuar të dyshuarin, shtetasin Alfred Tereziu, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur ,13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.
Ndërkohë, qyteti bregdetar është tronditur edhe pak ditë më parë nga një tjetër ngjarje e ngjashme, ku një shtetase ukrainase ra pre e abuzimit seksual. /b.d