• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet për pasurinë, gjyqtari bleu shtëpi me para të dhuruara

by A R
27/01/2019 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi, i cili me anë të dy vendimeve të kundërta, të marra brenda 13 ditësh, ka favorizuar shoqërinë ‘EKMA Albani’a për abuzimin në kurriz të tregtarëve në Tregun Agro-Ushqimor, ka blerë një apartament në Tiranë kryesisht me para dhuratë, hua dhe kursime.

Në vitin 2005, gjyqtari deklaron një kontratë për blerje apartamenti në Tiranë me vlerë 4 720 000 lekë, ndërsa nuk jepen të dhëna për sipërfaqen. Si burime të ardhurash për të justifikuar blerjen e apartamentit, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 14 mijë euro dhuratë nga vëllezërit.

Po ashtu, deklaron një hua pa afat dhe pa interes në vlerën 1 000 000 lekë, 700 000 lekë kursime në vitin 2003 dhe 2004, 400 000 lekë kredi, 400 000 lekë nga kursimet e pagës të vitit 2005 dhe 1 000 000 lekë është shuma e mbetur e paguar. Gjyqtari thotë se kredinë e ka marrë pranë një banke në datën 01.08.2005, me qëllim për të kaluar pushime jashtë vendit, por e ka përdorur për të shlyer këstin e apartamentit.

Ndërkaq, në vitin 2009, gjyqtari Avni Sejdi deklaron 120 000 lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar.

Ashtu si shumë gjyqtarë të tjetër, edhe gjyqtari Sejdi ka deklaruar makinë me një çmim të caktuar, ndërsa e ka shitur më shtrenjtë disa vite më vonë. Në realitet ndodh e kundërta, pasi me kalimin e viteve makinave u bie vlera për shkak të përdorimit dhe amortizimit. Konkretisht, në deklaratën e parë të pasurisë te 2003 gjyqtari deklaron një autoveturë e llojit Benz 190, me vlerë 250 000 lekë, me të ardhura nga paga. Në vitin 2007, pra pas 4 vitesh, deklaron se e ka shitur makinën me vlerë 400 000 lekë. Pra, edhe pse kanë kaluar 4 vite, vlera e makinës është rritur me 150 000 lekë.

Ndërkaq, në vitin 2012, blen makinë Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me vlerë 300 000 lekë. Mbetet për t’u parë nëse gjyqtari, me gjithë këto elemente të dyshimta në deklaratat e pasurisë, do ta kalojë apo jo sfidën e Vetingut.

Hua kunatit

Gjyqtari i Administratives Avni Sejdi deklaron në vitin 2008 se i ka dhënë hua një shtetasi 5 mijë euro. Një vit më vonë, pra në vitin 2009, deklaron se i ka marrë hua kunatit shumën 300 000 lekë, për të aplikuar për vizë në Ambasadën Spanjolle. Gjyqtari thotë se kontrata është lidhur pa interesa dhe me afat kthimi një javor. Sipas tij, shuma është kthyer në datën 22.12.2009, shkruan ‘shqiptarja.com’.

Si të ardhura gjyqtari ka vetëm pagën e tij deri në vitin 2014. Nga viti 2014 dhe në vijim deklaron 313 724 lekë pagën e bashkëshortes si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Çështja ‘Hajdarmataj’

Gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Avni Sejdi ka gjykuar edhe çështjen e ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kundër kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Kjo e fundit e transferoi Hajdarmatajn në Pogradec pas ngërçit me dosjen Shullazi. Në 27 dhjetor 2018, gjyqtari Avni Sejdi shpëtoi Hajdarmatajn nga transferimi në Pogradec, ndonëse më parë Hajdarmataj kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Sejdi me pretendimin se kishte ndryshuar orën e seancës. Ndërkaq, ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, kohë më parë, ka deklaruar se Besim Hajdarmataj është ngjitur në drejtësi për shkak të lidhjeve me Haxhi Bardhin, djalin e hallës së Berishës. Haxhia ka deklaruar se ‘Në saje të lidhjes me Haxhi Bardhin u ngritën në PD kunata e tij Mimoza Preçi Hajdarmataj dhe në drejtësi kunati i Mimozës, Besim Hajdarmataj. Në polici Bajram Hajdarmata”. Po pikërisht Haxhi Bardhi është një nga pronarët e firmës EKMA që përfitoi nga vendimi që është marrë në 10 janari 2018 nga Avni Sejdi.

Pasura e gjyqtarit të Administratives Avni Sejdi

Viti 2003– Benz 190, me vlerë 250 000 lekë. Shitur në vitin 2007 me vlerë 400 000 lekë. Blerë në vitin 2012 Mercedes Benz CDI, vit prodhimi 2000, me vlerë 300 000 lekë. Paga si gjyqtar 600 482 lekë. 400 000 lekë në gjendje cash. Pronar me i 20% të sipërfaqes prej 5 137 m2 së tokës bujqësore dhe truall, në fshatin Valikardhë, Bulqizë.

Viti 2005– Apartament në Tiranë 4 720 000 lekë. Burimi: 14 000 Euro dhuratë nga vëllezërit, 700 000 lekë kursime cash, 1 000 000 lekë hua; 400 000 lekë nga kursimet. 1 000 000 lekë shuma e mbetur.

Viti 2008– Paga 869 921 lekë. I jep hua një shtetasi vlerën 5 000 euro me afat (5 javë). 201 768 lekë për shlyerje kredie të marrë në Raiffeisen Bank. Shlyer shumën prej 400 000 lekësh ndaj huadhënësit. Detyrimi i mbetur 0 lekë.

Viti 2009 -Të ardhura nga puna e bashkëshortes si dado e pasiguruar 120 000 lekë. Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si gjyqtar 1 130 882 lekë. Shlyer 620 600 lekë për kredinë e marrë në Raiffeisen Bank.

Viti 2012- Të ardhura nga paga 1 268 227 lekë. Para cash 600 000 lekë, nga kursimet.

Viti 2014- Të ardhura nga paga, shpërblime dhe dieta si gjyqtar 1 247 241 lekë. Paga e bashkëshortes zonjës Valbona Sejdi në vlerën 313 724 lekë, si punonjëse (laborante) pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal Tiranë.

Viti 2016– Të ardhura nga paga 1 278 892 lekë. Paga e bashkëshortes 411 552 lekë, si laborante. Para kesh 70 000 lekë. Gjendje në llogarinë pranë BKT 412 429.13 lekë. Gjendje në llogarinë bankare të bashkëshortes 145 070.00 lekë. Pronar në 7.14 % të pasurisë së paluajtshme (tokë bujqësore plus truall plus ndërtesë) me sipërfaqe të përgjithshme 7 243 m2. Ky shtim pasurie erdhi pas pjesëtimit të pasurisë, sipas trashëgimisë ligjore në datë 13.10.2014. Burimi i krijimit të pasurisë: sipërfaqja 7 243 m2 e përfituar sipas ligjit ne. 7501 datë 19.07.1991 “ Për Tokën”; sipërfaqja 2 106 m2 e blerë nga babai i deklaruesit në datën 25.10.2006.

Next Post
“Shqipëria, parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare”

"Shqipëria, parajsë tokësore dhe strehë shpëtimtare"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In