• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet/ Flasin familjarët e 32-vjeçarit që ndërroi jetë pas shqetësimeve me dhëmballën: Erdhi i djersitur, u shtri dhe nuk u çua më…!

by Java News
24/12/2022 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Gentian Isait ka hapur dyert e mortit. Përveç dhimbjes për humbjen në moshën 32-vjeçare të njeriut të tyre të dashur, ata presin të mësojnë edhe për shkaqet që çuan në vdekjen e të riut. 32-vjeçari humbi jetën të premten pasi prej disa ditë vuante nga dhëmballa.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kagjinasi të Kolonjës. I riu humbi jetën disa orë pasi kishte marrë mjekim tek një dentist në Ersekë.

Familjarët e tij thonë se presin përgjigjen e ekspertizës mjeko-ligjore për të dalë në përfundimin se përse vdiq 23-vjeçari. Babai i Gertit shprehet ai nuk kishte vuajtur nga ndonjë sëmundje e se nuk kishte marrë ndonjëherë antibiotikë. Ai tregon se i biri kishte disa ditë që kishte probleme me dhëmballën, e cila ishte enjtur deri në pjesën e qafës.

“Djali prej 3 ditësh kishte dhimbje dhëmballe dhe ka shkuar te dentisti në qytetin e Ersekës. Dy ditë më parë djali shkoi e mjekoi dhëmballën, por kishte përsëri dhimbje dhe shkoi  përsëri dje paradite.

Dhimbja e dhëmballës i kishte shkaktuar enjtje dhe kishte dhimbje të saj. Mjeku i ka dhënë disa ilaçe dhe ai i ka pirë. Dje djali pasi ka ardhur në shtëpi është shtirë dhe e gjetëm në orën 4 në gjendje të fikëti.

Menjëherë e kemi nisur me një mjet drejt Ersekës. Kur shkuam në spital doktori me tha se djali kishte vdekur. Nuk e di nëse ka qenë mjekim i gabuar apo erdhi nga zoti”, tha mes të tjerash babai i tij, Dashamir Isai.

Ndërsa kushërira e 32-vjeçarit tregon se një prej ilaçeve e kishte pirë përpara se të vinte në shtëpi, ku kishte ardhur i djersitur dhe i këputur.

“Çfarë ndodhi? Thjeshtë vuajti nga dhëmballa, shkoi tek dentisti, i vuri pak ilaç ditën e parë, ditën e hënë, pas asaj shkoi prap dje, i kishte dhënë dentisti ilaçet, shkoi i mori në farmaci.

Një pluhur e kishte pirë që në Ersekë, ajo i kishte dhënë djersë shumë. Kur erdhi në shtëpi ishte i këputur, i pafuqishëm. Në atë moment pastaj, duke ardhur vërdallë kështu, shkoi u shtri, mbaroi… Këtë që kishte pirë ishte Ibuprofen pluhur. Pjesën tjetër nuk i pamë sepse i mori policia, nuk e di”.

Shkaku i vdekjes së 32-vjeçarit dyshohet të jetë niveli i lartë i infeksionit në gjak dhe organe, shkaktuar nga mosmjekimi në kohë i dhëmballës. Megjithatë konkluzionin përfundimtar do ta japë mjekësia ligjore.

Next Post
E Shtrenjta Natali!

Biseda ime imagjinare me një besimtar, një klerik dhe një shkencëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

Braçe paralajmëron: Nëse “Pasqyrë Albania” nuk funksionon, unë i pari do ta thyej

September 11, 2026
Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com