• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet e policisë dhe dëshmitë e miqve, mbi vrasjen e Festim Latos

by A R
22/07/2019 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi qarkulloi prej 24 orës nëpër portale, por policisë shqiptare vetëm pas mesnatës i mbërriti konfirmimi i autoriteteve holandeze mbi ekzekutimin e Festim Latos, të vetëshpallur “Presidenti i Çamërisë”. Ndërkohë, mediet e huaja raportojnë se ka qenë një kalimtar i rastit, ai që e dalloi trupin e njeriut në ujë rreth orës 5:00 të mëngjesit të së premtes. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku, por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë.

Sipas De Gelderlander, Lato ka shmangur një ‘ushtri’ kreditorësh për një kohë të gjatë. Ai u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me vrasjen e tij.

Një mik i mirë i Latos konfirmoi vdekjen e tij tek De Gelderlander. Ai i tha gazetës se kohët e fundit e takonte shpesh dhe nuk kishte arsye të besonte se do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe.

Angelo Aliu, kryeministri i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, konfirmoi vdekjen e Latos në Facebook. Ai tha se ishte i tronditur nga vdekja dhe e quajti atë “një vrasje të motivuar politikisht të një heroi të Çamërisë”.

Diplomati holandez Jeroen Zandberg i UNPO – një organizatë e bazuar në Hagë për vendet, rajonet dhe popujt e papërfaqësuar – i tha De Gelderlander se Lato ishte i përfshirë në punë të dyshimta.” Ai kaloi shumë para përtej kufirit me Shqipërinë”, tha Zandberg.

“Ka bërë biznes me sipërmarrës që nuk paguajnë TVSH, e për rrjedhojë ka vulosur një numër marrëveshjesh të fshehura. Shumë kompani apo edhe qeveri i huazuan shuma të mëdha, por nuk i panë më kurrë me sy ato para, vazhdon Zandberg që u shpreh sidoqoftë i tronditur nga ngjarja, duke e përshkruar 42-vjeçarin si një njeri që të bënte për vete me energjinë e tij.

I njohur si biznesmen, ai u kthye shpejt në njërin prej aktivistëve më të zëshëm të “çështjes çame”; 30 tetorin e 2016-ës pat shpallur Republikën e Çamërisë, e një vit më pas premtoi së shume shpejt do të prodhoheshin dhe 500 pasaporta të para të saj.

Në mediet greke ishte folur shumë për të; disa e përshkruanin si te rrezikshëm për vendin, ndërsa shteti grek ka qenë në gjyq me të në Gjykatën e Hagës për Krime Kundër Njerëzimit. Në fillim pati zëra se ekzekutimi ishte politik e i kryer ndoshta nga shërbimet sekrete. Por ndërkohe qarkullon dhe një variant tjetër i ngjarjes, sipas të cilit Lato ishte i mbytur në borxhe.

Familja e tij në Vlorë ka hapur dyert e mortit, por ndërsa asnjë nga të afërmit nuk e ka pare trupin e Latos, ata ende ushqejnë shpresa se analizat e AND-se mund të mos e konfirmojnë lajmin e kobshëm.

/a.r

Next Post
Asambleja, Rama kërkon një mandat tjetër në krye të PS, kush do të garojë përballë tij?

Asambleja, Rama kërkon një mandat tjetër në krye të PS, kush do të garojë përballë tij?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merz: Rusia duhet të tregojë se është serioze për armëpushimin gjatë bisedimeve në Abu Dhabi

November 3, 2026
UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

UEFA përzgjedh përsëri gjyqtar shqiptar, Enea Jorgji do vendosë drejtësi në Europa League!

November 3, 2026
Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

Asambleja parlamentara e NATO-s: Përmirësimi i sigurisë në Kosovë të shoqërohet me përparim politik

November 3, 2026
Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

Kërkim-shpëtimi aeronautik, Shqipëria mikpret takimin e RASARAC dhe përgatitet për stërvitjen SAREX-2026!

November 3, 2026
Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës

November 3, 2026
Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

Rritja e kostove është një shqetësim kryesor në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

November 3, 2026
Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

Bosnja u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër industrisë ushtarake ruse

November 3, 2026
Trump nxjerr median me “karton të kuq”

Kreu i FIFA-s sërish në telashe, Infantino dyshohet se ndërhyri te administrata Trump për të mbajtur në SHBA punonjësen pa leje qëndrimi!

November 3, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Vatikani: Papa Leo është i shëndetshëm dhe nuk ka nevojë për masa shtesë për udhëtimin në Amerikën e Jugut

November 3, 2026
Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

Koreja e Jugut dhe Turqia nënshkruajnë një marrëveshje financimi, ndërsa Seuli kërkon rol në centralin bërthamor të planifikuar

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In