• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dyshimet/ Avioni ka qenë i ngarkuar me drogë, mbipesha ka sjellë rrëzimin e tij

by Java News
18/09/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria për krime të rënda ende nuk ka firmosur marrveshjen e bashkëpunimit me pilotin italian Guido Andrea Guidi pasi dyshohet se ai nuk thotë të vërtetën. Në dy rastet e marrjes në pyetje 69 vjeçari ka dhënë versione të ndryshme. Prokuroria po kryen verifikimet paraprake, për të saktësuar nëse eshte e vertete ajo qe thote 69 vjeçari.

Guido Andrea Guidi pretendon se nuk është pritur në pistë nga ndonjë person dhe nuk ka ngarkuar kanabis ne avion. Por ekspertët e aviacionit, kanë përpiluar një raport ku hedhin dyshime se avioni është ngarkuar dhe në momentin që ka tentuar të ngrihet ka pësuar defekt, për shkak të peshës.

Në vendin e ngjarjes, prokruorët gjeten mbetje zjarri. Sipas tyre piloti mund te jete orientuar me zjarr sinjalizues për të bërë uljen. Nga kjo lindin dyshimet për orën e uljes së avionit në pistën e improvizuar në fshatin Gotull të Ishmit.

Piloti italian mund te jetë nisur naten nga Italia dhe në të zbardhur ka zbritur në pistën e improvizuar. Aty eshte ngarkua me peshen e tepert dhe ka tentuar të ngrihet, por ka pësuar defektë në rrotën e pare.

Ne vendin e ngjarjes jane gjetur disa vida të liruara të pjesës së jashtme të trupit të avionit, i cili është anuar në krah. Ekspertët thonë se për shkak të mbipeshës dhe erës kundër avionit, mjeti nuk ka mundur të ngrihet dhe eshte anuar, sepse çantat nuk ishin fiksuar si duhet brenda në bord.

Si dhe gjatë tentimit për tu ngritur, mbiesha dhe tërheqja e gravitetit ka qenë e madhë sa nuk ka arritur të përballoj avioni, duke shkaktaur lirimin e disa vidave të jashtme të krahëve ose pjesëve të tjera të trupit të avionit që janë gjetur nga  hetuesit.

Pavarësisht këtyre dyshimeve, në bordin e avionit ekspertët nuk kanë gjetur gjurmë hashashit. Por kjo nuk përjashton faktin se malli ka qenë I vendosur në çanta të mëdha dhe deri në ardhjen e policisë në 9:30 minuta, avionic mund të jetë pastruar. Hetuesit dyshojnë se personet e tjerë që prisnin avionin, janë larguar me mjete lundruese nga deti çka ka bërë që prokuroria ti kërkoi kapitenerisë së Durrësit të dhëna për identifikimin e mundshëm të ndonjë mjeti lundrues në orën e para të mëngjesit të së enjtes. Por veç kësaj, prokurorët kanë kërkuar nga kompanit të telefonisë lëvizëse, ti vënë në dispozicion në bazë të qelizave, të gjithë lëvizjet e numrave të telefonit në zonën ku ka ndodhur ulja e avionit Piper nga piloti 69 vjeçar Guido Andra Guidi tashmë nën hetim për akuzën e shkeljes së hapësirë ajrore./abcnews/a.k

Next Post
Ja se çfarë ka ndodhur me 2 vjeçarin që pinte dy paketa cigare në ditë (FOTO)

Ja se çfarë ka ndodhur me 2 vjeçarin që pinte dy paketa cigare në ditë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In