• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyfishohet kapaciteti i Bovillës, përfitojnë 13 mijë banorë

by A R
08/02/2019 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 40 vitesh harresë, rreth 13 mijë banorët që jetojnë përgjatë Rr. “Babë Rexha” do të marrin një furnizim më të mirë me ujë. Bashkia e Tiranës dhe UKT po kryejnë një nga investimet më të rëndësishme në ujësjellës, duke shtruar një linjë krejt te re tubacioni, që sjell përmirësimin e furnizimit me ujë për një nga lagjet më të mëdha të kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe drejtori i Përgjithshëm i UKT-së, Redi Molla, inspektuan punimet që po kryhen në terren nga specialistët, ndërsa vlerësoi faktin që ky investim zëvendëson një tubacion të ndërtuar që në vitin 1978, i cili ishte amortizuar plotësisht.

“‘Babë Rexha’ është një nga zonat e Njësisë 7 që ishte lënë e fundit, por në 4 vjet e filluam tek “Dogana”, e vazhduam tek ish “Fusha e Aviacionit”, vazhduam tek Rr. “Dritan Hoxha”, Rr. e “Kavajës”, të gjitha linjat transmetuese dhe kanalizimet. Kjo është një zonë në zhvillim, me pallate të reja, pallate të vjetra, shtëpi edhe më të vjetra, ndaj besoj që uji është një nga gjërat e para që njerëzit pyesin: “A ka ujë 24 orë? A ka shkollë, a ka kopshte, a ka çerdhe”. Kështu që, tani i përgjigjemi edhe një pyetjeje për urbanizimin e zonës”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi punimet që po kryhen në Bovillë për dyfishimin e kapaciteteve të furnizimit të kryeqytetit me ujë të pijshëm dhe për rikonstruksionin gjer në nivel kapilar të linjave të transmetimit. “Patëm mundësi të shohim se si në Bovillë është duke u punuar jashtëzakonisht mirë dhe për herë të parë, pas njëzet e kusur vitesh, po dyfishohet kapaciteti i Bovillës, pra i ujit që mund të fusim në sistem. Por, kjo nuk do të kishte asnjë impakt nëse vazhdojmë me linjat e amortizuara në nivel kapilar. Pra, një rrjet i bërë shoshë, si kulluese makaronash, nuk arrinte të sillte dot ujin ose e sillte me pikatore, çka vihej re në mënyrë dramatike në periudhën e verës. Jam i lumtur që, siç po punojmë aty ku është koka e problemit e po dyfishohet kapaciteti i Bovillës, po vazhdojmë me linjën e transmetimit tani në nivelin kapilar”, tha ai.

Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, brenda 5 viteve kryeqyteti do të ketë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. “Kemi hyrë në vitin 2019, që është viti i parë i planit tonë 5-vjeçar për Tiranën me ujë 24 orë. Në 2024 do të duhet të kemi ujë 24 orë dhe besoj që si vit i parë i planit që miratuam në këshill bashkiak, fillimin e kemi shumë të mbarë me Bovillën, me linjën e transmetimit që i jep ujë gjithë “Astirit” dhe zonës së Unazës së Re. Nëse e kapim këtë investim deri në fund të marsit, do të jetë një lajm shumë i mirë për banorët sepse do të thotë që do të jetë vera e parë pa probleme. Jam i bindur që do ia shohim hajrin të parët me banorët e kësaj njësie”, nënvizoi Veliaj, teksa siguroi se ritmi i lartë i punimeve do të vijojë edhe më tej.

“Jam shumë entuziast për mënyrën se si po ecin punimet; tani duhet të mbajmë ritmin! Tirana është numri një sot në Republikë për pagesat e ujit të pijshëm. Do të thotë se nuk paska qytet që s’bëhet! Pra, nga qyteti më i dobët, dolëm sot në qytetin e parë, do të thotë që njerëzit janë të gatshëm, njerëzit e duan shtetin, njerëzit e duan rregullin, njerëzit e duan t’i paguajnë faturat për sa kohë që po shohin që marrin shërbime. Po të mbajmë këtë ritëm, jam i bindur që edhe njerëzit do të vazhdojnë të na mbështesin”, u shpreh ai.

/a.rada

Next Post
Ngrohja globale, 1/3 e akullnajave në Himalaja do të zhduket

Ngrohja globale, 1/3 e akullnajave në Himalaja do të zhduket

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

April 11, 2026
Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës

April 11, 2026
Moti për sot me kthjellime në të gjithë territorin, temperaturat arrijnë në 26 gradë Celcius

Kthjellime e vranësira! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

April 11, 2026
“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In