• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Dyfishohen financimet për rrugët

by Java News
19/10/2017 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tre vitesh politike të shtrënguar, qeveria rikthen fokusin tek rrugët. Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, fondet për ndërtimin e rrugëve dyfishohen, nga 130 milionë euro sivjet, në 280 milionë euro vitin e ardhshëm.

Në listën e veprave kryesore që financohen janë rruga e Lumit të Vlorës, dy bypasset e Fierit dhe të Vlorës, aksi Qukës-Qafë Plloc dhe Unaza e Madhe e Tiranës në segmentin e pandërtuar nga rrethrrotullimi i teg deri tek ai i shqiponjës në Laprakë.

Por financimet e drejtëpërdrejta nga buxheti nuk janë investimet e vetme që shkojnë për infrastrukturën rrugore. Paralelisht vitin e ardhshëm do të ndërtohen edhe rrugë me konçesion, duke filluar nga ajo e arbrit, ndërkohë që një aks tjetër i cili diskutohet është edhe ai Vorë-Rrogozhinë.

Rikthimi i fokusit tek investimet në rrugë përbën një ndryshim jo të vogël në politikën buxhetore të qeverisë dhe ndonëse arsyeja kryesore është gjendja më e mirë e financave të shtetit, ajo nuk është e vetmja.

Në mandatin e parë të qeverisë një pjesë e investimeve publike u zhvendosën nga Ministria e Transporteve, që drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili ishte direkt në varësinë e kryeministrit. Në vitin 2015, ky fond arriti deri në 93 milionë euro, një lëvizje që solli pakënaqësira edhe publike brenda koalicionit qeverisës.

Tashmë që Ministria e Transporteve, ashtu si të gjitha dikasteret e tjera do të drejtohen nga Partia Socialiste, situata ka ndryshuar. Ndërsa fondi i rrugëve të ministrisë është më shumë se dyfishuar, ai i fondit te rajoneve eshte thuajse përgjysmuar. Për vitin 2018 ai është reduktuar në 50 milion euro. Gjithsesi të dyja portofolet tani kontrollohen nga socialistet, cka e ben rishpërndarjen politike të këtyre fondeve, të parëndësishme. /tch

Next Post
Trafikantët e drogës dhe dhunuesit e kafshëve, ja çfarë propozon Tahiri

VIDEO/ Tahiri largohet nga banesa: Nuk keni parë gjë akoma...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In