• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dyert e Ferrit” edhe pas 40 vitesh mbeten enigmë për shkencëtarët

by Java News
22/08/2017 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imazhet mahnitëse të, siç e quajnë shumë vizitorë “dyerve për në ferr”, një krater i zjarrtë i shkaktuar nga një gabim gjatë shpimit, edhe sot e kësaj dite ka mbetur një enigmë për shkencëtarët, pasi zjarri nuk arrin të fiket për më shumë se 40 vite.

Krateri i gjerë 70 metra, që gjendet në afërsi të fshatit Derweze në Turkmenistan, u emërua si “The Door To Hell” (Dyert për në Ferr) nga vendasit, duke iu referuar flakëve të pafund dhe baltës që vlon pandërprerë, brenda në të.

Fillimisht, kjo sipërfaqe e nivelizuar është identifikuar nga shkencëtarët sovjetikë në vitin 1971, si një zonë që besohej të jetë një burim i konsiderueshëm i gazit.Një kamp u ngrit aty pranë, pasi sovjetikët ishin të kënaqur me sasinë e burimeve të gazit që besonin se do të gjenin aty.

Megjithatë, toka nën sipërfaqen e shpimit filloi të shembet shumë shpejt, duke krijuar një krater të gjerë që besohet të ketë liruar sasi të mëdha të gazit metan, një rrezik potencial për fshatrat e afërta në Turkmenistan.Më shumë se katër dekada më vonë, edhe pse krateri është ende në flakë, çdo vit qindra turistë dynden për të vizituar atë.

Shkretëtira Karakum ku është e vendosur Derëeze, ka një nga rezervat më të mëdha të gazit në botë.Një vizitor, Will Keeping thotë se krateri ishte një nga njëqind vendet më të çuditshme për të vizituar para se të vdes njeriu. I intriguar, ai vendosi të shkojë të vizitojë atë ambient të zymtë, duke mos ditur se çfarë do ta presë.

Gjatë ditës, nuk isha i impresionuar pasi fillimisht dukej si një vrimë në një shkretëtirë të madhe. Por duke u afruar, dhe shkëlqimi nga brenda krateri filloi të bëhej më i qartë, fillova të kuptoj për madhësinë e kraterit dhe të habitem se si është e mundur që ajo të shkëlqejë në mënyrë të vazhdueshme”, thotë Will Keeping.

“Sa më tepër që po afrohesha në këmbë, bëhej më e qartë se ishte një krater i madh dhe se brenda ishte si një furrë e madhe e hapur”.

“Në fillim, dukej se ajo mund të ketë qenë një fenomen natyror, por skajet e kraterit po e kundërshtonin këtë konstatim. Unë mund të shihja mbeturina të ndryshkura të disa shufrava apo strukturave metalike, që të jepte të kuptoje se një lloj katastrofe ka ndodhur këtu shumë kohë më parë”.

“Derisa po qëndroja atje duke vështruar në krater, madhësia dhe intensiteti i zjarrit brenda u bë gjithnjë e më e dukshme”, shpjegon vizitori Keeping i mahnitur me kraterin, përgatiti Koha. (b.an)

 

Next Post
“Loja, merr lejen, shkele lejen, do tё marrё fund”, IKMT aksion te Gjiri i Lalzit

"Loja, merr lejen, shkele lejen, do tё marrё fund", IKMT aksion te Gjiri i Lalzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com