• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dyert e Bashës, ngutja e Berishës dhe “Gargantua”

by Ben Andoni
04/01/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është pak e vështirë të kuptosh se deriku do të shkoj aksioni politik i Partisë Demokratike. Një gjë veçse kuptohet mirë, se do të vazhdojë për javë me radhë sepse i tillë është barrikadimi i palëve dhe paqartësia totale e qëllimeve të tyre afatgjatë. Sa i përket atyre afatshkurtër, kuptohen lehtë: Basha jashtë për Berishën; Berisha jo brenda për Bashën. A mund të jetë vallë kaq banale?!

Për fat të keq, të dy zyrtarët kryesorë të Partisë Demokratike kanë vrarë diçka më të madhe edhe sesa vetë shpresën, që futet deri me sferën e nënvetëdijes. Në këtë formacion nuk ka më mundësi për alternativa, nëse nuk je në hullinë e këtij binomi, që e ka ngërthyer për gryke Partinë Demokratike dhe e mban të shtrënguar në interesa, që vishen me parimet demokratike!!!

Le të tregojmë një paralelizëm, që mbase duket sikur nuk shkon shumë me këtë gjendje. Një autor pothuaj i harruar frëng i ka lënë njerëzimit një nga librat më të bukur epokalë. Autori i saj François Rabelais e quajti atë “Gargantua”, në fakt janë pesë vëllime syresh. Në kohën tonë është ribotuar dhe është ekranizuar, por ascila nga krijimet artistike nuk ia ka vjelë dot mendimin dhe idenë priftit frëng. Ky libër në fund përfundon me ndërtimin e një abacie, të quajtur Telema. Referimi është i jashtëzakonshëm dhe ne e kemi huazuar si argument nga Zygmunt Bauman në esenë e tij “Liria”, ardhur dhe në shqip. Telema përfaqëson më shumë se çdo gjë tjetër vendin e jetës së begatë, ku pasuria konsiderohet i vetmi virtyt moral dhe ku lumturia përbën urdhërimin kryesor, cilëson eseisti i njohur, dhe ku të shijuarit është mjeshtëria më e rëndësishme, argëtimi është arti i epërm. Një situatë që ngjan si dy pika uji me situatën ku po kalon vendi ynë dhe me perceptimin e frikshëm të informalitetit që e ka kapur për gryke, përpos disa rrogave që nuk e përligjin asfare modelin e zhvillimit të vendit por që e justifikojnë bajagi mirë ikjen masive. Dhe, Telema jonë ka një gjë më plus të gjithë këtij eliksiri që nuk mbaron për një pakicë. Ajo është e rrethuar nga mure të trasha. Dhe, brenda tyre nuk të shqetëson askush ose të pyet sesi është vënë pasuria, si bëhet begatia dhe si argëtohen njerëzit apo pse je aty! Ky është një çmim që vjen me trashësinë e mureve për të cilat paguhet me heshtje. Dhe, nga ana tjetër, askush nuk të kërkon të shohësh më tutje. Ata që janë aty janë të paprekshëm.

Në argumentin tonë brenda këtyre mureve ka kohë që është begatia e zyrtarëve të PD-së, të djeshëm dhe të sotëm, e cila nuk lë të shikosh më tutje. Nuk të lë të shikosh gjendjen e vendit dhe mjerimin e PD-së. Nga ana tjetër duhet të luftosh për t’i mbajtur të tilla mure të forta nga njerëzit, që kanë marrë flamurin e ndarë të PD-së duke brohoritur emrin e Bashës dhe Berishës. Ata janë përtej, brenda janë vetëm pak: ata që vjelin pushtet.

Gargantua e zgjidhi me pagrykësinë e tij, që në historinë e mëpastajme u trashëgua me atë ku një sërë personazhesh të njohur u munduan të arrijnë me anë të saj, objektiva të paimagjinuar. E megjithatë, të gjithë mbetën para dyerve të historisë, kur nuk ditën të dalin nga këto mure. Basha dhe Berisha megjithë natyralist janë njëri brenda dhe tjetri jashtë Selisë së PD, janë brenda mureve, ku nuk shohin më larg se interesi i tyre. Berisha e dëmtoi historinë e tij dhe asnjëherë nuk ngriti dot një korpus nderi për të ruajtur atë trashëgimi më shumë të krijuar nga shpura e tij sesa nga ndjesia e vërtetë. Nguti i tij është pjesë e asaj, që ai nuk i përket dot historisë por thjesht periferisë së saj. Ashtu si Basha, i etiketuar si pengu nga Berisha, nuk kuptoi dhe nuk do të kuptojë se partia nuk mbahet dot me zor dhe me blinde tek dera. Fatkeqe mbetet pjesa tjetër e PD-së, që janë vendosur pas tyre dhe brohorasin paradoksin, ku e humbur është Partia Demokratike, bash ajo që ata duan kinse të reformojnë. (Javanews)

Next Post
“Nuk e hap zarfin, i qëndroj besnik Ramës”/ Ndoka: Basha, asnjë informacion për paktin e 17 Majit. Na mashtroi me djegien e mandateve

"Lul, merr bukë me vete"/ Ndoka 'këshillon' Bashën që të bëhet gati: Do mbetesh si miu në çark!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com