• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vjet pa fitore, Maqedoni në krizë të thellë para Shqipërisë

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia është duke kaluar një prej momenteve më të vështira gjatë dekadave të fundit. Përfaqësuesja fqinje mbylli në mënyrën më të shëmtuar të mundshme eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian. Kombëtarja i mbylli në vend të fundit eliminatoret e Europianit ku i la mbrapa edhe Luksemburgu apo Bjellorusia.

Me vetëm një fitore dhe një barazim në dhjetë ndeshje, Maqedonia ishte një prej ekipeve më të dobëta në edicionin e fundit. Të hënën, përfaqësuesja e drejtuar nga Igor Angelovski do të nisë një rrugë të re, eliminatoret e Kampionatit Botëror. Përballë Shqipërisë në Shkodër, fqinjët do të tentojnë një rezultat pozitiv në startin e eliminatoreve.

Optimizmi

Ekipi është grumbulluar prej disa ditësh në Shkup ku ka zhvilluar seancat stërvitore. Përfaqësuesja është stërvitur në kompleksin “Peter Milloshevski”. Fqinjët kanë zhvilluar dje seancën e fundit në Maqedoni, pasi sot do të udhëtojnë drejt Shkodrës. Trajneri Igor Angelovski dhe lojtarët janë optimistë dhe kanë shprehur se dëshirojnë një rezultat pozitiv në këtë sfidë për të nisur një cikël të ri.

Te Maqedonia e njohin shumë mirë forcën e Shqipërisë, e cila mori pjesë edhe në Europianin e Francës. Seanca e djeshme, që ishte e fundit në Shkup, ka kaluar e qetë dhe nën një atmosferë të ngrohtë. Futbollistët kanë praktikuar lojëra të ndryshme zbavitëse, ndërsa batutat kanë shoqëruar seancën gjatë të gjithë kohës.

Ekipi është stërvitur për rreth 90 minuta dhe trajneri ka dhënë udhëzimet e rastit. Ekipi do të udhëtojë sot drejt Shkodrës ku do të zhvillojë stërvitjen e fundit dhe do të akomodohet përpara takimit të së hënës.

Skuadra

Atmosfera në skuadër është shumë e qetë. Trajneri Angelovski do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë takim. Nuk ka dëmtime apo pezullime. Gjatë këtyre ditëve përgatitore, tekniku i përfaqësueses i ka kushtuar më shumë rëndësi mbrojtjes. Përballë Shqipërisë në transfertë, synimi do të jetë një rezultat pozitiv.

Kujtojmë që në edicionin e kaluar të eliminatoreve, Maqedonia ka bërë një paraqitje shumë të dobët ku në 10 takime shënoi vetëm 6 gola dhe pësoi 18. Duke parë situatën, tekniku i ka kushtuar shumë rëndësi mbrojtjes dhe ka dhënë udhëzime se si të neutralizohen mesfushorët dhe sulmuesit e Shqipërisë.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Policët serbë arrestojnë qytetarë në Kosovë, Prishtina s’dinë gjë?!

Policët serbë arrestojnë qytetarë në Kosovë, Prishtina s’dinë gjë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

“Bordi i Paqes”, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij

January 20, 2026
EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

EMRI / I burgosuri i sigurisë së lartë humb jetën në spital, dalin detajet e para

January 20, 2026
baste

Lejonin baste sportive, masë sigurie për gjashtë efektivë policie

January 20, 2026
BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

BE zotohet se do të mbrojë interesat e saj, Trump: Tarifat për Groenlandën do t’i zbatoj 100%

January 20, 2026
Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

Debatet për letrën e Trump/ Dritan Hila: Rama ka linjë direkte me Shtëpinë e Bardhë!

January 20, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

Ndërprerja e energjisë, reagon QSUT: U aktivizuan gjeneratorët, jeta e pacientëve e pacenuar

January 20, 2026
Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

Trump publikon fotomontazhin me flamurin amerikan në Groenlandë: Territor i SHBA-ve nga 2026

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In