• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dy vjet nga djegia e mandateve që dogji opozitën

by Plator Nesturi
18/02/2021 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Dje ishte dyvjetori kur kreu i PD, Lulezim Basha, shpalli djegien e mandateve të opozitës, duke bërë që deputetët e saj por dhe të LSI si dhe të aleatëve të tjerë, të dalin nga parlamenti duke nisur një cikël protestash që si synim kishin krijimin e një qeverie provizore dhe zgjedhjet e reja të parakohshme. Ishte një lëvizje sui generis, e paparë diku në botën demokratike, e kritikuar ashpër nga faktori nërkombëtar, porse e mbrojtur me kokëngjeshje nga liderët e opozitës së bashkuar si mënyra për ta rrëzuar Ramën e për të trysnuar zgjidhje nga rruga si formula e vetme për ta katapultuar minorancën drejt pushtetit. Ky përvjetor kaloi në heshtje nga ana e opozitës. Dhe duket që askush nuk do që ta kujtojë. As nga PD, as nga LSI dhe nga askush tjetër që e ndoqi rrugëve Bashën, ndërsa braktisën institucionet dhe hynë në aventurizëm, duke menduar se me trysninë e rrugës do të zëvendësonin fuqinë e votave në zgjedhje. Kish kohë që bota perëndimore nuk kish parë, që nga formula e Musolinit e “Marshimit mbi Romë”, të imponimit për të marrë pushtet, ndaj dhe faktorët më të rëndësishëm e miq të Shqipërisë e dënuan këtë rrugë duke bërë thirrje që jeta politike në demokraci duhet të kthehet në institucione, nga ku parlamenti është tempulli qëndror i saj. Opozita u mundua ta kalojë në heshtje këtë ditë pasi nuk ka mundur të ketë as guximin që të kërkojë ndjesë te elektorati i saj për një gafë politike të shpallur dikur me aq bujë, por dhe për një aventurizëm sfilitës protestash që zgjati për mbi një vit. Porse e gjithë kjo e pati një faturë. Së pari se me këtë rrugë kryeministrit Rama iu dhurua më shumë pushtet dhe së dyti është se pasojat e saj vijojnë ende pasi socialistëve iu është bërë më i lehtë objektivi për një mandat të tretë qeverisës.

Sidoqoftë, ajo çfarë bën përshtypje në gjithë çka ndodhur por dhe që po ndodh në kushtet e një fushate elektorale të pranishme, janë marrëdhëniet midis krut të PD dhe aleatëve të tij. Duhetë të kuptojmë që para dy vitesh, basha futi në rrugë pa krye jo thejsht partinë që drejton, por krejt enturazhin e asaj që përbën opozitën e bashkuar. E në këtë rast tërhoqi pas në rrugë edhe LSI, që sidoqftë, me rezultatet e dy zgjedhjeve të fundit nuk mund të konsiderohej më as si parti vasale dhe as si e vogël. Realisht, futja në një rresht e të gjitha partive të vogla, përfshi dhe LSI, ndërsa historikisht në marrëveshjet me Ramën ua ka futur partive të vogla, të bën  çudi kur mendon që këtë e ka arritur Basha. Kreu aktual i PD është menduar si më i dobët se Berisha. porse ky i funfit sidoqoftë nuk i ka trajtuar aleatët në kushte të tilla vasaliteti, dhe ca më pak LSI. Shumë interesant ky fakt aq sa të bën të mendosh  që ose Basha paska aftësi bindëse të shkëlqyera tek aletatët, ose vetë aleatët mendojnë se mund ta shfrytëzojnë dobësinë e e Bashës më mirë duke i ndejtur afër. Gjithësesi, aftësi bindëse apo për të bërë marrëveshje të shkëlqyera me Ramën, vetë Basha nuk ka dëshmuar. Madje kanë qenë vetë aleatët e vegjël që janë ankuar se si për ndryshimet kushtetuese, si për kod zgjedhor por dhe formula të tjera që kanë mbetur në tekste marrëveshjesh të pazbardhura, interesat e tyre kanë dëmtuar, dhe se dy të partitë e mëdha , PS dhe PD, kanë luajtur sipas interesave të tyre e në dëm të të tjerëve. Porse sërsih, edhe pas ankesave aleatët e vegjël janë rreshtuar sërish tek dëshirat e PD. E kjo ndodh edhe me LSI, që pikërisht ku ka numrin më të madh të mandateve të fituara, e fut veten të rreshtuar si parti vasale, gjë të cilën se kish bërë as kur ish me katër deputetë. Ndoshta kjo është dhe arësyeja e fenomenit të rrjedhjes që ka prekur këtë parti. Humbja e identitetit si një parti e majtë, gjithësesi e dallueshme nga PS, vënia si shtojcë e politikave të PD që gjithësesi dalin të gabuara e aventureske, mosrespektimi i kontributeve të drejtuesve të ndryshëm në emër të hapësirave për të rijtë e përzgjedhur në përdorim, ka bërë që drejtues e titullare lokalë, anëtarë dhe elektorat që kanë mbështetur dikur LSI, të largohen prej saj. Dhe këto vota shkojnë sërish në drejtimin nga vijnë, kush vjen nga e majta shkon drejt PS, dhe prurjet e zgjedhjeve të fundit, rikthehen si vota në PD.

E parë në këtë këndveshtrim, këto zgjedhje paraqiten interesante. Gjatë këtij mandati kanë ndodhur aq shumë ngjarje dhe lëvizje, saqë është e vështirë të mendohet se parashimet për votat të bazohen mbi rezultatet e zgjedhjeve të kaluara. Ecuria e partive të ndrsyhme ka ecur në trajektore jo të njëjtëe në kushte normaliteti, porse shpeshherë dhe në kahe të ndryshme. Pasi më së tepërmi janë gabimet ato që ndëshkojnë. Ndaj ndërsa konsumizmi në pushtet mendohej si vështrirësi jo e vogël për maxhorancën, gafat politike që bëri kreu i PD në këto dy vite ishin aq të rënda saqë zeruan çdo konsumim. Gafë e PD por që i kaloi si faturë të gjithë opozitës, pasi askush nga opozita nuk arriti të përfitojë nga gabimi i Bashës, në mënyrë që votat të kanalizoheshin drejt tyre, porse të gjithë duket se mbetën në të njëjtën varkë të çpuar që fut ujë.

Next Post
‘Sapo thua PD, të thonë u Berisha, Vlora, ’97-ta, ’98-ta dhe 2011-ta’/ Analisti: Si mund të votosh një parti që ka vrarë njerëzit

'Sapo thua PD, të thonë u Berisha, Vlora, ’97-ta, ’98-ta dhe 2011-ta'/ Analisti: Si mund të votosh një parti që ka vrarë njerëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E ndjen që e ka fundin tragjik”, Beqiri: Berisha përgjegjës për 8 vrasje në familjen Haklaj

May 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Po tentohet të kthehet tabloja politike e viteve para 2008-ës

May 7, 2026
Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë

Një bukë, pak vezë dhe… Si mbijeton 23% e shqiptarëve që jeton me 681 lekë në ditë

May 7, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Zogaj: Reforma e sistemit zgjedhor të diskutohet me maturi, të bëhet me referendum

May 7, 2026
Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi

Kërcënimi i Moskës në prag të 9 Majit, Rusia udhëzon ambasadat e huaja të evakuojnë stafin nga Kievi

May 7, 2026
LIVE! Nis seanca maratonë në Kuvend! Do vendoset për buxhetin, Avokatin e Popullit dhe raportin e ODIHR

Nga interpelanca me Ramën, te diskutimet për akcizat dhe Kodin Rrugor, Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

May 7, 2026
Helmohen nga ushqimi 40 kadetët e Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital

Helmohen nga ushqimi 40 kadetët e Akademisë së Sigurisë, disa përfundojnë në spital

May 7, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

Shehi: Sistemi zgjedhor proporcional kombëtar është modeli më i drejtë për Shqipërinë

May 7, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje shiu

May 7, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In