• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, ‘kthesë’ në hetime: U pa në plazhin…

by
14/11/2022 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 19 tetor 2020, 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe.

Sipas raportimeve të hershme të policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë. Çështja e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis qëndron e hapur prej dy vitesh.

Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel” duke i dhënë një kthesë të re çështjes.

Sipas një dëshmie të re, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj, më 16 tetor 2020, në Koropi, e humbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

“Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zone”, tha avokati i familjes, Anastasios Dugas.

Në plazhin Agia Marina ajo shkonte gjithmonë për të notuar me miqtë e saj, e cila kishte shkuar edhe me ish-të dashurin e saj para se ky i fundit të ndahej me të dhe ta fshinte nga rrjetet sociale. Ai vetë ka folur për për këtë takim, por pa mundur të ndihmojë autoritetet.

“Nëse do të mund të ndihmoja, do ta bëja. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”, tha ai.

Prokuroria nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, ka marrë përsipër dosjen e 19-vjeçares dhe është ajo që do të vendosë nëse hetimet do të kenë vazhdimësi ose jo.

Familja ka deklarur se hetimet për vajzën e tyre duhet të vazhdojnë, për shkak se një person nga rrethi i ngushtë i miqve të saj ka lënë një takim me Artemis në mesditë të datës 16 tetor 2020.

Një i afërm i saj e kishte parë duke pritur për një orë në stacionin e 2-të të Atikës, ku linja kalon në Agia Marina dhe më pas një dëshmi tjetër ka ardhur nga një banore e zonës e cila tha se e ka parë në plazhin e Agia Marinës. Ajo tha se policia duhet të fokusohet në këtë pikë për të kërkuar vajzën e zhdukur.

“Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar. Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur. Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, tha avokati, i cili po bën apel që kushdo që di diçka të flasë.

/e.d

Next Post
Miratohet mes debateve pr/ligji për Portin e Durërsit, Alibeaj: Kostoja 2.1 miliardë euro, të bëhet transparencë

Projekti i Portit të Durrësit/ Balla-Alibeajt: Në Greqi qeveria u kritikua për humbjen e këtij investimi, këtu opozita bën garë kush sulmon më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In