• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dy vajzat i akuzuan për përdhunim, nëna e 16-vjeçares: Gënjen, është shtyrë nga i fejuari. Djemtë janë shumë të mirë

by Java News
16/12/2023 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëna e një prej vajzave që akuzuan për përdhunim dy të rinj ka deklaruar se 16-vjeçarja është shtyrë për të bërë kallëzimin nga familja e të fejuarit të saj.

E ëma është shprehur se e bija ka qenë në një lidhje me Andon Shosharin, por janë ndarë dhe më pas është fejuar me dikë tjetër, por pretendon se familjarët e tij nuk e lejojnë të takohet me vajzën.

Rudina Jashari deklaroi se dy të arrestuarit, Andon Shoshari dhe Ardin Nano, janë të mirë dhe se 20-vjeçarin, me të cilin vajza e saj ka pasur lidhje, e ka djalin e kunatës.

“Janë mashtrime, vajza ime është 16-vjeçe e kanë shtyrë të denoncojë Andon Shosharin dhe Ardit Nanon. Gënjejnë, vajza ime është shtyrë të bëjë denoncimin.

Të dy djemtë janë shumë të mirë, janë djem të lagjes. Ai është djali i kunatës sime, vajza ime ka qenë në një lidhje me të para dy vitesh dhe ajo ka kryer marrëdhënie me të, nuk është problem.

Pasi janë ndarë nuk kanë pasur ngacmime. E kanë shtyrë vjehrra, kunati, e burri. Ajo është e fejuar, nuk është martuar akoma. Janë gënjeshtra, presim të marrin masa sepse nuk jam e bindur. Mua smë tha asgjë, nuk më lejojnë ta takoj burri dhe familjarët e saj. I kam shkuar me polici tek shtëpia.

Vajzën nuk ma sjellin tek shtëpia, unë kam për detyrë ta marr fëmijën këtu, tek shtëpia ime, të mos jetë tek vjehrra. E dua vajzën time në shtëpi, s’kam ankesa për dy djemtë janë të mirë”, tha nëna e të miturës.

Të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë janë Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardin Nano, 33-vjeç, të cilët janë arrestuar nga policia.

Ndërkohë që pritet të bëhet e ditur zyrtarisht edhe përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore e kryer mbi dy vajzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”, raportoi policia.

Të dyja familjet hedhin akuza kundrejt familjes ku janë fejuar dy vajzat, duke deklaruar se ata kanë inskenuar gjithë këtë ngjarje, për shkak të inatit dhe xhelozisë pasi dy vajzat kanë pasur një marrëdhënie (bashkëjetesë) me dy djemtë./m.j

Next Post
VIDEO/ ‘Me Mister X në Romë’, Rama takon Elon Musk në Itali, e fton për vizitë në Shqipëri. Ja biseda

VIDEO/ 'Me Mister X në Romë', Rama takon Elon Musk në Itali, e fton për vizitë në Shqipëri. Ja biseda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Zbulimi i fundit i shkencëtarëve: Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

February 11, 2026
3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

3 miliardë lekë për bujqësinë! Malaj, Salla dhe Sejko takim me bankat tregtare: Shtysë e re për garancinë sovrane dhe kreditimin e bujqësisë

February 11, 2026
Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

Tabaku: Koha për t’i kthyer pushtetin lokal qytetarit, jo partisë! Reforma Territoriale kërkon model të ri dhe autonomi reale financiare

February 11, 2026
Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në zonën e Ishull-Lezhë, disa të plagosur

February 11, 2026
Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri Vengu: 2026 pret stërvitjen e parë trilaberale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

February 11, 2026
Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

Mblidhet ‘Territorialja’, opozita rikthehet në tryezë pas protestës: Na duhet një produkt konsensual

February 11, 2026
Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

Gjashtë planete bëhen bashkë, çfarë pritet të ndodhë më 28 shkurt

February 11, 2026
“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

“Koha ka mbaruar”, 20 shtete ‘rreshtohen’ pas planit urgjent italian (Letra Meloni-Merz)

February 11, 2026
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Po të vërtetohen akuzat dua dënim përjetë

“Nesër mbaron kjo punë”, mesazhi tronditës i Murselit për Plavën para vrasjes së Liridonës

February 11, 2026
“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

“Emri i Trump përmendet mbi 1 milion herë në dosjet e Epstein”, Raskin rrëzon pretendimet e Presidentit amerikan për miqësinë e prishur

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In