Ministria e Mbrojtjes shqiptare ka reaguar lidhur me tërmetet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet e të cilëve u ndjenë edhe në Shqipëri.
Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, në orën 3:25 sot është regjistruar tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar, në Maqedoninë e Veriut.
Kurse tërmeti i orës 3.54 am ka qenë 5.1 i shkallës rihter.
Janë disa lëkundje që kanë përfshirë vendin fqinj që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, dhe janë ndjerë të forta edhe në territorin e Shqipërisë.
Për fat të mirë, në të gjitha rastet, nuk ka të lënduar në njerëz.
/a.r