Një konflikt i çastit mes dy të rinjve ka bërë që njëri prej tyre, 19 vjeçari K.Selmani të goditej me thikë në shpatull. Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, teksa fatmirësisht adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e Arjol Xenollarit, 21 vjeçari i cili goditi me armë të ftohtë të riun tjetër. Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.