Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit të akuzuar për vepra të ndryshme.
Fillimisht një 23-vjeçar, me inicialet V.T, u prangos pasi po ndërtonte një lokal, pa leje dhe në pronë shtetërore.
Ai po ndërtonte në plazhin e Darzezës, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim pa leje”.
Në rastin e dytë, u vu në pranga 33-vjeçari S.K. Disa ditë më parë, në lagjen “8 Shkurti” të Fierit, për motive të dobta ai ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
/a.r